13 deputetë jashtë listave, Basha u jep një shans tjetër: Vendimet e komisionit do shqyrtohen nga Kryesia! Lëvizja e re e Topallit? Tenton të mbajë Ramën në pushtet

TIRANË- Përjashtimi nga gara për kandidatë për deputetë brenda PD-së i 13 ish-deputetëve krijoi pakënaqësi në radhët e të larguarve të cilët deklaruan se nuk e njohin vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave. Kryedemokrati Basha lë të hapur mundësinë e rikthimit të tyre në lista. Ai tha se vendimi i Komisionit do të shqyrtohet nga organet më të larta të PD, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Pas nje procesi te gjate votimi nga baza e PD dhe verifikimi nga Komisioni i Posaccem i Vleresimit te Kandiaturave u lane jashte listes 13 ish deputete, mes te cileve Ervin Salianji, Endri Hasa e Luan Baçi por edhe Tritan Shehu.

"Sapo folëm për një proces që ka përfshirë demokratët në një mënyrë të hapur dhe pa asnjë përjashtim. Po vendosim një standart të ri" - tha Basha.

Pas nje procesi te gjate votimi nga baza e PD dhe verifikimi nga Komisioni i Posaccem i Vleresimit te Kandiaturave u lane jashte listes 13 ish deputete, mes te cileve Ervin Salianji, Endri Hasa e Luan Baçi por edhe Tritan Shehu.

Lëvizjen që pritet të prezantojë këtë të mërkurë ish numri 2 i Partisë demokratike, Jozefina Topalli, kreu i Demokratëve e konsideron një përpjekje për të mbajtur në pushtet më gjatë Edi Ramën.

"Nuk dua të paragjykoj asnjë në opozitë me Edi Ramën. Çdokush që do të bëjë të kundërtën, sado që mundohet ta fshehë, nuk do ja arrijë dot. Ftesa ime mbetet për këdo, nuk dua të flasë me emra. Nuk është çështje individësh. Sidomos për ata brenda PD-së. Kjo është një çështje për të larguar Edi Ramën" - tha Basha.

Ai thotë se të gjithë ata kritikë që kanë vënë shenjën e barazimit mes opozitës dhe mazhorancës, do e marrin përgjigjen nga qytetarët.

Kryeopozitari akuzoi qeverinë Rama se në projekt buxhetin e vitit 2021 ka parashikuar fonde për lukse zyrash që kapin shifrën e 38 milion eurove, para këto që sipas Bashës duhet të ishin përdorur për të vënë në jetë paketën e rimëkëmbjes së propozuar nga demokratët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Lëvizja e re e Topallit? Basha: Tenton të mbajë Ramën në pushtet

Kryedemokrati Basha u pyet nga gazetarët mbi krijimin e partisë së re nga Jozefina Topalli duke u shprehur se të gjithë që duan të largojnë të keqen nga Shqipëria (Edi Ramën), janë të mirëpritur në PD.

"Sapo folëm për një proces që ka përfshirë demokratët në një mënyrë të hapur dhe pa asnjë përjashtim. Po vendosim një standart të ri. Nuk dua të paragjykoj asnjë në opozitë me Edi Ramën. Çdokush që do të bëjë të kundërtën, sado që mundohet ta fshehë, nuk do ja arrijë dot. Ftesa ime mbetet për këdo, nuk dua të flasë me emra. Nuk është çështje individësh. Sidomos për ata brenda PD-së. Kjo është një çështje për të larguar Edi Ramën" - tha Basha.

Ora 14:30
Basha: Qeveria nuk përballon një valë të dytë infeksionesh! Duhet të merren 4 hapa të thjeshtë

Kryedemokrati për gazetarët u shpreh se qeveria nuk ka asnjë masë për të përballuar një valë të dytë infeksionesh.

"Unë jam në dijeni të një rasti në Shijak. Ndërkohë që ekipi i PD ka raportuar 10 raste të tilla gjatë fundjavës. Nëse plani ynë do të ishte vënë në zbatim do të kishim funksionalë dhe mundësinë që mjekësia shqiptare të përballonte dhe fluksin e të sëmurëve të tjerë. U informova për një rast se pacienti e simptoma ka pritur 6 ditë për ti bërë tamponin. Është babai i një prej kolegëve tuaj. Njerëzit po marrin borxh për të kuruar të afërmit e tyre. Qeveria, asnjë masë për të përballuar valën e dytë. Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur. Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë. 1. Minimumi 2500 testime në ditë. 2. Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti. 3. Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve. 4. Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”, - tha Basha.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 26/10/2020 15:39

    Lul per cdo dyshim per shpenzimet e Rames, per gangrenen PPP (qe ju hapet lojen si PD ) bej padi dhe nese ka vjedhje te denohet.Kurx nxirret nje VKM antiligjore, te hyje ne burg mbare qeveria .Merr voten e popullit Rama ,por kjo nuk te ben zot te parave publike.E keqa me e madhe e Rames jane PPP, dhe jo se nuk duhen keto vepra publike por kosto eshte shume e larte dhe si gjithmone rruskun e merr shteti dhe jo privati.Keto para do jene lak ne fyt per shqiptaret ne te ardhmen.Rama nuk ndalet se ka udhezime nga keshilltaret investues te parave. Tani vetem qeveria ka mbetur te ipet me kobcension

    Përgjigju
  • JamKushJam: 26/10/2020 15:31

    1/10 e jep duke perfituar sherbim ndaj te gjithe shoqerise, kur ti jepse mbi 50% te buxhetit perfitonin vetem ata qe ju jepje dhe surrati tat me Holandezet e tu!!!!! SHKO FLI TANI boll me derr, derr, derr......

    Përgjigju
  • tirana: 26/10/2020 15:19

    po hidhet ky koment ne faqe. turp hiqeni se nuk tingellon bukur o regjia

    Përgjigju
  • Daku: 26/10/2020 14:18

    Cfar thua o k.. o i mbaruar....ik fli ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë