Basha: Një vit më pas, me Edi Ramën vetëm përkeqësim
Prononcim për mediat i Kryetarit të Partisë Demokratike TIRANË, 23 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ne nje prononcim për mediat një vit pas zgjedhjeve të 23 qershorit, është shprehur se gjatë këtij viti ka pasur vetëm përkeqësim.
TIRANË, 23 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ne nje prononcim për mediat një vit pas zgjedhjeve të 23 qershorit, është shprehur se gjatë këtij viti ka pasur vetëm përkeqësim.
"Një vit pas 23 qershorit, do të kishte qënë e ndershme, që Edi Rama t'u fliste shqiptarëve përse nuk i mbajti, por hoqi dorë nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet para një viti. Do të kishte qënë e ndershme t'u shpjegonte se pse legalizimi nuk është falas, por më i shtrenjë se më pare", u shpreh Basha.
Kreu i PD ngriti disa pyetje që kanë qenë premtime elektroale të së matjës. "Përse shëndetësia nuk është falas, por është në gjendje skandaloze? Pse janë përkeqësuar të gjithë treguesit e rendit dhe pasiguria e jetës së qytetarëve është rritur? Pse nuk ka hapur qoftë edhe një investim të vetëm publik, qoftë edhe një vend të ri pune, madje shqiptarët kanë humbur mijëra vende pune në muaj gjatë qeverisjes së tij?", theksoi Basha
Sipas tij, "një vit pas 23 qershorit, Edi Rama ritheksoi gjuhën e tij të urrejtjes dhe të konfliktit me opozitën e vendit, në vend që të ofronte kompromis dhe bashkëpunim për hir të interesave të larta të vendit".
"Nuk ishte vendi sot për Edi Ramën të shkëmbente medalje trrimërie me ministrin e tij dhe aq më pak të shpifte duke u fshehur pas tymnajës propagandistike, kundër opozitës", deklaroi Basha.
Një vit pas rrotacionit paqësor të pushtetit, vijoi Basha, "Kryeministri i vitit zero, që ka rënë në gropën e e vitit zero, duhet së paku t'u kërkonte falje shqiptarëve për mashtrimet, për dështimet në qeverisje, për përkeqësimin e ekonomisë dhe të rendit, për emërimet kriminale në administratë. Nuk bëri asgjë nga këto. E vemja gjë me vend që tha, është që nuk keni parë asgjë akoma. Dhe kjo është e vërtetë. Me Edi Ramën kryeministër gjërat do të shkojnë e po shkojnë keq e më keq"./a.ke/
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2947
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18