Mbrëmë në mesnatë Partia Demokratike, ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.
Ndër emrat surprizë të lënë jashtë listave nga kreu i PD-së, ishte edhe ish-deputeti Genc Pollo. Në një reagim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se ka vendosur që të mos kandidojë pasi, mundësitë dhe rrethanat e ofruara nuk i ka gjykuar të përshtatshme.
Teksa nuk përmend në asnjë rresht emrin e Lulzim Bashës, Pollo i uron PD-së dhe aleatët që të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.
‘Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP’- shkruan Pollo.