Opozita dhe lideri i saj, Lulzim Basha nuk janë të gatshëm të marrin mbi supe sfidën e bërë nga kryeministri Rama për reformën në drejtësi. Propozimin e këtij të fundit që PD ta shkruante si të donte draftin kushtetues të reformës, e nëse merrte dakordësi nga SHBA e BE, e majta do ta votonte, Lulzim Basha nuk e ka marrë farë në konsideratë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike thotë se, Basha është shprehur se, reforma nuk ka nevojë për deklarata elektorale, por gjithëpërfshirje. Nga ana tjetër, ai thotë se është vështirë ti besohet Ramës, sa kohë që ai njëherë thitë se reforma do kalojë pa opozitën, njëherë se opozita do e votojë me një këmbë e se kemi plan B apo C.
“Reforma në drejtësi nuk ka nevojë për deklarata elektorale. Kjo reformë kërkon gjithpërfshirje të gjithë shqiptarëve, të çdo faktori politik dhe opozitës, e jo përjashtime siç ka bërë deri tani dhe siç po vazhdon të bëjë Rama. Është e vështirë ti besosh një njeriu që një herë thotë Reforma e Drejtësisë do të kalojë pa opozitën, pastaj kërcënon se “do ta votoni me një këmbë”, pastaj tenton planin e blerjes së mandateve, pastaj plane të tjera B, C, D...e tani lëshohet në ekstremin tjetër: "shkruajeni vetë si të doni " duke përjashtuar Partinë Socialiste nga përgjegjësia”,-tha kreu i PD-së. Për propozimin, Basha thotë se Rama nuk e ka marrë seriozisht reformën në drejtësi, por e trajton për larje hesapesh e intriga politike.
Ai thekson se, nuk do të pranojë që drejtësia të trajtohet si plaçkë, por kërkon konsensus dhe ofruar zgjidhje për parime sipas Venecias.
“Me këtë deklaratë ai vetëm sa fakton se asnjëherë nuk e mori seriozisht reformën në drejtësi por e trajtoi prej ditës së parë si instrument pushteti, për larje llogarish dhe intriga politike. Nuk kam pranuar që në fillim, dhe nuk do të pranoj as sot, as nesër që drejtësia të trajtohet si plaçkë për të mbyllur pazare apo për të bërë kalkulime për hir të karriges. PD dhe opozita është angazhuar me seriozitet që ditën e parë, duke kërkuar konsensus, duke ofruar zgjidhje, duke qëndruar fort në parimet dhe rekomandimet e Venecias. Sepse qëllimi ynë i vetëm është një reformë që ti shërbejë shqiptarëve dhe Shqipërisë sot dhe në dekadat që vijnë, dhe jo orekseve të ditës, skemave, intrigave dhe kurtheve për pushtet”-tha Basha.
Sakaq, i ka bërë thirrje Ramës që të votohet reforma dhe shqiptarëve e ndërkombëtarëve tu jepet lajmi i mirë. “Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe përmbajtje të Venecias, dhe Rama e ka mbi tryezë.Ta votojmë, e shqiptarëve dhe aleatëve që po kërkojnë konsensusin tash sa kohë, tu japim lajmin e mirë!”-tha Basha.
Në një deklaratë të dytë për shtyp pak orë më vonë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e quajti hipokrizi ofertën e Ramës. "Hipokrizi e mesditës. Rama nuk tërhiqet nga bllokimi por gjen pretekste për t'i ikur përgjegjësisë dhe për t'ju fshehur Venecias. Nëse vërtetë e do reformën në drejtësi, zgjidhjen e ka gati, e ka në tryeze. Ja çfarë roli i jep propozimi i PD ndërkombëtarëve në proces: "Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni. Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare. Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumenteve dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti." Kjo zgjidhje e ofruar nga opozita është tërësisht sipas rekomandimit te Komisionit te Venecias qe është arbitri i vetëm i kërkuar dhe i pranuar nga te gjitha palët”-përfundoi Basha.
Ja deklarata e plote e tij
Reforma ne drejtësi nuk ka nevojë për deklarata elektorale. Kjo reformë kërkon gjithpërfshirje të gjithë shqiptarëve, të çdo faktori politik dhe opozitës, e jo përjashtime siç ka bërë deri tani dhe siç po vazhdon të bëjë Rama.
Eshtë e vështirë ti besosh një njeriu që një herë thotë Reforma e Drejtësisë do të kalojë pa opozitën, pastaj kërcënon se “do ta votoni me një këmbë”, pastaj tenton planin e blerjes së mandateve, pastaj plane të tjera B, C, D...e tani lëshohet në ekstremin tjetër: "shkruajeni vetë si të doni " duke përjashtuar Partinë Socialiste nga përgjegjësia.
Me këtë deklaratë ai vetëm sa fakton se asnjëherë nuk e mori seriozisht reformën në drejtësi por e trajtoi prej ditës së parë si instrument pushteti, për larje llogarish dhe intriga politike.
Nuk kam pranuar që në fillim, dhe nuk do të pranoj as sot, as nesër që drejtësia të trajtohet si plaçkë për të mbyllur pazare apo për të bërë kalkulime për hir të karrikes. PD dhe opozita është angazhuar me seriozitet që diten e parë, duke kërkuar konsensus, duke ofruar zgjidhje, duke qëndruar fort në parimet dhe rekomandimet e Venecias. Sepse qëllimi ynë i vetëm është një reformë që ti shërbejë shqiptarëve dhe Shqipërise sot dhe në dekadat që vijne, dhe jo orekseve të ditës, skemave, intrigave dhe kurtheve për pushtet.
Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe përmbajtje të Venecias, dhe Rama e ka mbi tryezë. Ta votojmë, e shqiptarëve dhe aleatëve që po kërkojnë konsensusin tash sa kohë, tu japim lajmin e mirë!
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com