Basha: Nuk i lëmë demokratët në mëshirën e hallit të Berishës! Me çdo kusht do jemi në zgjedhje

Basha: Nuk i lëmë demokratët në mëshirën e hallit të Berishës! Me çdo kusht do jemi në zgjedhje

Lulzim Basha ne takim me demokratet, foto arkive

Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit për të shpalosur hapat e mëtejshme të demokratëve euroatalntikë të PD.

Mësohet se gjatë takimit Basha ka bërë të qartë se me çdo kusht do të jenë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne kemi strukturat, identitetin, koherencën dhe vizionin tonë, një program politik ambicioz dhe reformues, në shërbim të Shqiptarëve. Padrejtësia nuk do të ndalojë përpjekjen tonë për ndryshim, në çdo rast do jemi në zgjedhje. Alternativa jonë, bashkë me një koalicion të gjerë vlerash, do jetë përfaqësuese e shpresave të shqiptarëve për një ndryshim të vërtetë.

Ne do të jemi në dialog të gjerë me shoqërinë dhe grupet e interesit, për të shpalosur me ta programin dhe alternativën që shqiptarët presin.

Zgjidhja për të djathtën nuk është Berisha. Rruga pa krye ku ka futur demokratët për interesa personale, i shërben vetëm Ramës. Nuk do t’i lëmë demokratët në mëshirën e hallit të tij personal me drejtësinë dhe SHBA. Askush nuk mashtrohet më nga ai, edhe vetë Berisha e di që nuk vjen dot në pushtet. Në zgjdhje shkohet për të ofruar ndryshim, jo për të gjetur ushtarë për halle personale.”- tha Basha.

M.Q./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Johnny: 22/06/2024 09:14

    Ikni nga berishizmi, shkoni në bashovizëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë

Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë