Basha nuk ja beson pafajësinë,
por...ja si i përgjigjet Artur Bushi

Basha nuk ja beson pafajësinë,<br />por...ja si i përgjigjet Artur Bushi
Kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk e ka pranuar deklaratën e kryebashkiakut të Krujës për dekriminalizimin. Basha doli sot në një deklaratë për median ku tha i bindur se Bushi duhet të lërë detyrën. 
Por një qëndrim i tillë duket se nuk e ka shqetësuar aspak kryebashkiakun e Krujës, të paktën nga informacionet në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Artur Bushi ka publikuar një mesazh drejtuar shqiptarëve, ku i fton të vizitojnë Krujën, në kuadër të një ekspozite në muzen e këtij qyteti. 

“Ekspozita "Skënderbeu në artet pamore shqiptare" është çelur sot për herë të parë në Krujë, në Muzeun Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".
Përmes 30 vepra të artit dhe dorëshkrimeve historike, Skënderbeu na vjen nga historia, ku për 10 ditë do jetë e hapur për gjithë vizitorët vendas dhe të huaj.
#‎VizitoKrujënNjihHistorinë ”-shkruan Artur Bushi.

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, një ndër më të akuzuarit nga ana e opozitës si i dënuar për trafikim lëndësh narkotike, pati deklaruar në formularin e tij që u bë publik të premten, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. Megjithëkëtë, Bushi thotë se është arrestuar për këtë çështje, por është shpallur i pafajshëm. Pyetjes nëse ka vuajtur ndonjë dënim të formës së prerë nga ndonjë gjykatë brenda apo jashtë vendit, Bushi i është përgjigjur me “Jo”. Ai deklaron se në 12 qershor 2010 është arrestuar në Itali si i dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike, por është liruar nga Gjykata me kërkesë të prokurorisë në 24 korrik të po këtij viti.
 
Bushi deklaron se hetimet kanë vijuar deri në 30 mars 2011, dhe në këtë datë janë mbyllur nga prokurori, ku ai është liruar nga të gjitha akuzat si person që nuk ka lidhje me ngjarjen. Për këtë ngjarje, Bushi ka publikuar vitin e shkuar edhe dëshminë e penalitetit të marrë nga Ministria italiane e Drejtësisë, ku rezultonte i padënuar. Në vetëdeklarimin e tij, Artur Bushi thotë se është ndaluar për verifikim në vitin 1996 në Itali, por është liruar menjëherë.
 
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës