Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në SHBA, ku është ftuar për forumin e partive të djathtave në SHBA, i cili ka nisur një ditë më parë.
Në këtë forum marrin pjesë personalitet të së djathtës nga e mbarë bota. Në një foto të publikuar nga Basha, thotë se ka takuar Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.
Basha thekson se diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ramë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”.- shkruan Basha.
E pranishme në ditën e pare ishte dhe Ronna McDaniel kryetare e Komitetit Kombëtar Republikan.
vetem nje gje nuk kuptoj. ky ke k perfaqson
Përgjigju