Basha: Oligarkia hedh valle me 
taksat tona,arroganca shton hallet

Basha: Oligarkia hedh valle me <br />taksat tona,arroganca shton hallet
Kryebashkiaku Basha takimin elektoral të rradhës e pati në qytetin e Beratit nga ku deklaroi harresën për shumë vite që qeveria i ka bërë qytetit dhe premtoi sërish ulje të çmimit të energjisë dhe taksave.
 
“Vendimarrja e bashkuar me votë po troket cdo ditë. Në dy muaj të fushatës e dy vite para tyre kemi qënë afër jush. Oligarkia hedh valle me taksat tona. Opozita ka qënë pranë kemi qarë hallet, ne kemi qënë aty dhe do të jemi do të ulim taksat dhe cmimin e energjisë. I kërkuam qeverisë të ulë çmimin e energjisë dhe karburanteve, por refuzoi. Mijëra biznese të vogla falimentuan për shkak të taksave, por kryeministri nuk flet asnjë fjalë për varfërinë. Shqipërisë i janë shumëfishuar hallet nga arroganca qeveritare”- tha Basha
 
Kreu i PD nuk la pa përsëritur akuzat e ashpra ndaj qeverisë duke e bërë fjatore për varfërinë në vend për largimet e shqipëtarve dhe për mungesë transparence të qeverisë me qytetarët.

Më shumë borxh morën.Erdhën në Berat dje dhe nuk kanë asnjë fjalë për të thënë për varfërinë që mbollën dhe po mbjellin dita ditës. Nuk thanë asnjë fjalë për dhjetra kryefamiljarë që i nxorrën në rrugë se rritën taksat.Vetë shëtisin në Europë bashkatdhetarët tanë i kanë degdisur si emigrant. Po vjen ora gjykatësi supreme është populliën ktu dje dhe nuk foli asnjë fjalë për varfërinë asnjë zgjidhje për ju”-tha Basha gjatë fjalës së tij
 
Basha ftoi elektoratin që më 21 qershor të votojnë për dinjitetin, për punësimin dhe energjitë pozitive, siç i ka quajtur ai, të cilat do të ndryshojnë situatën e vështirë dhe Beratin dhe të votojnë kandidatin Kasem Mahmutaj me të cilin Partia Demokratike kandidon në këtë qytet.

"Sot nga ky Berat ju premtoj se me votën tuaj për kasem majhmutaj do bëni zgjedhjen e duhur. Për beratin fitorja për Beratin puna dhe dinjiteti për Beratin gjithçka ky është premtimi i PD për Beratin dhe fitoren"

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë