TIRANE - Zgjedhjet e djeshme brenda PD janë zhvilluar në një situatë të fortë presioni. Madje duke shkuar deri aty sa mbështetësit e palëve, ku është bërë e mundur, janë përjashtuar nga listat e zgjedhësve, duke mos patur mundësi ushtrimi të së drejtës së votës për të zgjedhur kreun e PD në garën mes Bashës e Olldashit për këtë post. Nga Shkodra bëjnë me dije se janë fshirë një pjesë e konsiderueshme e mbështetësve të Olldashit nga listat e kandidimit, ndërsa nga Korça thonë se janë lënë jashtë listave mbështetësit e Bashës.
“Gjithçka ka nisur gjatë takimeve që Olldashi ka zhvilluar në qytetin e Shkodrës. Aty kanë qënë një pjesë e atyre që mbështesin këtë kandidat, ndërkohë që në votim pjesa më e madhe e tyre nuk ka qënë në lista, pasi janë fshirë nga krerët e degës së PD. ‘Spiuni” që ka qënë në sallën e teatrit Migjeni e ka kryer detyrën”, shprehet i revoltuar një nga anëtarët e PD në Shkodër që nuk ka votuar. Përafërsisht të njejtën skemë na prezantojnë dhe të mbeturit jashtë liste në Korçë dhe në rrethe të tjera të vendit.
Ndërkohë që në kryeqytet shumë demokratë janë shprehur në kushte konfidencialiteti se pavarësisht se votat janë për Olldashin, fitoren e ka të sigurtë Basha. Shkak për këto deklarata të zëshme dhe të nënzëshme janë bërë problemet me listat e anëtarësisë, pasi mijëra persona nuk kanë gjetur emrat e tyre në lista. Problemet të mëdha ka pasur me anëtarësinë e qytetit Fushë-Arrëz dhe komunën Qafë Mali. Shumë persona, të cilët kanë shkuar në qytetin e Pukës për të votuar, nuk kanë gjetur emrat e tyre në lista, megjithëse janë anëtarë të kësaj partie prej shumë vitesh.
Nga burime brenda degës PD mësohet, se në lista ka emra të disa personave që kanë ndërruar jetë që prej viteve 2008 apo 2009, ndërsa janë hequr nga listat, edhe disa emra në qytetin e Pukës, nga themeluesit e parë dhe njerëz me peshë në PD. Edhe në Shkodër raportohen se s’gjejnë emrat në listat e anëtarëve të PD. Sipas drejtuesve të PD në qark ky problem ka lindur pasi listat janë hartuar nga rajonet dhe ka pasur emra që s’kanë qenë ose kanë qenë anëtarë por janë harruar.
Në një prononcim telefonik Adriatik Islami, ish kreu i PD së Gjirokastrës tha se 60% e themeluesve e militantëve të PD janë hequr qëllimisht nga lista. Dhe në Lezhë anëtarë të PD deklarojnë se nuk gjejnë emrat në lista. Anëtarët e PD dthonë se kjo është e pakuptimtë dhe akuzojnë drejtuesit vendore të PD se e kanë kthyer PD në Parti Komuniste.
Ndërsa në Durrës, është ndërprerë disa herë procesi i votimit, pasi nuk ka rregull në hollin e Pallatit të Kulturës. Sërish ka anëtarë që denoncojnë se s’kanë emrat në lista. Dhe në Berat ka akuza për mospasjen e emrit në lista. Ndërkohë që në Korçë nuk ka pasur emrin në listë as ish-prefektja Elfrida Zefi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.07.2013
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com