Basha: Opozita mbështet marrjen e
statusit, droga kauzë e çdo shqiptari

Basha: Opozita mbështet marrjen e<br />statusit, droga kauzë e çdo shqiptari
TIRANE- Vetëm pak ditë para dhënies së vendimit të vendeve të BE, për dhënien apo jo të statusin kandidat Shqipërisë, opozita thekson mbështetjen e saj në këtë rrugë. Në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë, kreu i PD Lulzim Basha ka theksuar qëndrimin e opozitës lidhur me marrjen e statusit, duke u shprehur se “shqiptarët e meritojnë atë, edhe falë reformave të ndërmarra ndër vite”.
 
“Prej muajsh në këto diskutime të përmuajshme ndalemi tek çështja e statusit. Diskutuam situatën në vend, dhe problematikën evidente nga opozita në lidhje me parametrat kryesore të parlamentit ligjor dhe demokracisë funksionale. Në thelb mesazhi që u përcollëm vendeve anëtare, ishte se opozita mbështet pa kushte anëtarësimin në BE, dhe marrjen parasysh se shqiptarët e kanë merituar këtë falë reformave dhe standardeve të arritura ndër vite. Dhe ajo që shpresojmë është hapja e negociatave për anëtarësim”, tha Basha. 

I pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen e trafikut të drogës, Basha ripërsëriti qëndrimin e opozitës, duke u shprehur se “Kauza e trafikut të drogës është kauzë e çdo shqiptari”.

"Absolutisht kauza e trafikut të drogës është një kauzë e çdo shqiptari që e do vendin e tij. Kërcënimi i trafikut të drogës i ngritur në sistem është një kërcënim për çdo shqiptar të majtë apo të djathtë, për mënyrën tonë të jetës, për moralin, për virtytet, për ekonominë, për stimujt e konkurrencës së ndershme, për demokracinë, për shtetin ligjor, për policinë, për kapjen dhe blerjen e zgjedhjeve. Të gjitha këto janë rreziqe imediate për individin shqiptar, për familjen shqiptare, për demokracinë shqiptare. Ndaj nuk mund të mos jenë kauzë e opozitës çdo ditë dhe çdo orë.

Deklarata e plotë e kreut të PD pas takimit me ambasadorët
Po afron fundi i qershorit, datë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Data kur Këshilli Europian do të shqyrtojë çështjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Opozita ka intensifikuar veprimtarinë e saj në përputhje me përkushtimin për mbështetje pa kushte për integrimin europian të Shqipërisë dhe me këtë rast edhe me drekën e punës me të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë, pata rastin së bashku me bashkëpuntorët e mi, të kërkoj mbështetje totale për miratimin e statusit kandidat për Shqipërinë në mbledhjen e qershorit.

Natyrisht siç është praktikë pune tashmë prej muajsh në këto takime të përmuajshme diskutuam një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me aktualitetin politik në vend, me problematikën e bërë evidente nga opozita por jo vetëm, në lidhje me parametrat kryesorë të shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale por edhe çështje të veçanta që kanë të bëjnë me grupe shoqerore apo me individin shqiptar, qytetarin shqiptar.

Por edhe një herë mund të them se në thelb mesazhi që ju përcoll vendeve anëtare përmes të dërguarve të tyre në Tiranë ishte se opozita shqiptare mbështet pa kushte marrjen e statusit kandidat. Opozita konsideron se Shqipëria dhe shqiptarët e kanë merituar këtë, me përmbushjen e kritereve apo reformave të ndërmarra në vite, se ky është një stacion dhe një etapë e përmbushur me sukses dhe se sfida e vërtetë e vendit menjëherë pas një vendimi pozitiv që shpresojmë, besojmë dhe e urojmë të jetë, është hapja e negociatave për anëtarësim.

Pyetje: Z. Basha, a është tërhequr opozita nga retorika për trafikun e drogës?
E ke fjalën që nga 24 orët e fundit kur pati konferencën për shtyp për këtë cështje?! Absolutisht kauza e trafikut të drogës është një kauzë e çdo shqiptari që e do vendin e tij. Kërcënimi i trafikut të drogës i ngritur në sistem është një kërcënim për çdo shqiptar të majtë apo të djathtë, për

mënyrën tonë të jetës, për moralin, për virtytet, për ekonominë, për stimujt e konkurrencës së ndershme, për demokracinë, për shtetin ligjor, për policinë, për kapjen dhe blerjen e zgjedhjeve. Të gjitha këto janë rreziqe imediate për individin shqiptar, për familjen shqiptare, për demokracinë shqiptare. Ndaj nuk mund të mos jenë kauzë e opozitës çdo ditë dhe çdo orë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale