Basha: Opozita s'do japë votën 
kurrë për një drejtësi të kapu

Basha: Opozita s'do japë votën <br />kurrë për një drejtësi të kapu
Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi sërish sot gjatë një konference për shtyp se opozita nuk do të japë votat kurrë për një drejtësi të kapur politikisht nga mazhoranca. Kushti i demokratëve për të votuar në Kuvend reformën në drejtësi, është zbatimi i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, për përfshirjen e opozitës në formulën e përzgjedhjes së anëtarëve në katër institucionet e reja që krijohen nga reforma në drejtësi.

"Edi Rama s'do ta ketë kurrë votën për një drejtësi të kapur. Por, një drejtësi të pa kapur e duam dhe e kemi dashur. E deshëm dje, e duam sot dhe do ta duam gjithmonë. Vendi ynë s'ka nevojë për provokime të ulëta që duan destabilitet mendor e politik. Vendi ynë s'ka nevojë për vija të kuqe dhe as për politikanë që thithin të bardhë. Vendi ynë ka nevojë për një dritare shprese, për ekonominë që mungon, varfërinë që ka kapur mijëra familje për fyti, për një klimë biznesi të shëndetshme. Ka nevojë për perspektivën europiane, prandaj luftuam e fituam për betejat tona, për Byronë Kombëtar të Hetimit. Iu thash që në fillim se s'do lejojmë kurrë një Byro Kombëtare në Hetimit në dorë të Ramës e Tahirit. E kështu fituam 38 beteja me oligarkinë dhe regjimin kriminal të Edi Ramës që donte ta fuste drejtësinë në xhep", u shpreh Basha.

Kreu i opozitës theksoi se Rama s'pranon një drejtësi të pavarur për shkak të zullumeve të qeverisë së tij. "Ky që pikon krim dhe korrupsion nga çdo qelizë e pore, sot kërkon të bëjë reformë në drejtësi me plan për kapjen e saj. Pse e do drejtësinë me çdo kusht? Sepse zullumi që ka bërë në këto 3 vite e di vetë. Asnjë natë s'do të fliste i qetë në Surrel nëse drejtësia s'do të ishte e pakapur. Asnjë orë gjumë s'do të bënte Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj, Damiani, e shumë ministra e zyrtarë të qeverisë së inkriminuar. Do të humbisnin gjumin njëherë e mirë, ndaj e duan me çdo kusht drejtësinë kapur", theksoi Basha.
 
Kreu i PD kërkoi sërish nga kryeministri që të japë shpjegime se pse nuk pranon rekomandimin nr.88 të Komisionit të Venecias. "Pse nuk e pranon? Vetëm e vetëm se shkatërron përfundimisht projektin tënd të kapjes politike. Nuk ka nevojë ta lexosh në anglisht, lexojua shqip shqiptarëve. Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar, mund të zgjedhin një model proporcional që do të përfshinte opozitën në përzgjedhjen e anëtarëve. Është një instrument i domosdoshëm i kontrollit në demokraci", tha Basha.
 
Kreu i PD i ribëri një ftesë kryeministrit që të reflektojë kërkesën e opozitës, pasi siç tha ai duke zbatuar të plotë rekomandimin 88, PD është e gatshme të votojë reformën që sot.
 
"Sot të ftoj të reflektosh, të qetësohesh. PD dhe unë jemi gati t'i japim në çdo moment, t'i japim Shqipërisë, një drejtësi të pa kapur politikisht. Të pranosh plotësisht dhe jo pjesërisht rekomandimin nr. 88 të Komisionit të Venecias", tha Basha. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së