Basha: OSHEE po mbifaturon
qytetarët, çon lekët në Panama

Basha: OSHEE po mbifaturon<br />qytetarët, çon lekët në Panama
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me banorët e Vaqarrit dhe Farkës në kryeqytet, ku ka shpalosur edhe programin e PD.

Për kreun e opozitës, rruga e verme për të siguruar zhvillimin dhe mirëqenien është shkëputja nga krimi dhe nxjerrja e parave nga xhepat e oligarkisë dhe kthimi i tyre në ekonominë kombëtare.

"Hapi i parë është shkëputja nga krimi. Nuk është puna se të ndihmon vetëm me ardhë në pushtet po pastaj do doganat, do tenderat, do emërimet. Në radhë të dytë është nxjerrja e parave nga xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe kthimi i tyre në ekonominë shqiptare, pra në xhepat tuaj. Kjo ndodh përmes votës. Votës që i trembet kaq shumë ky edhe në partinë e vet, le më para popullit. Pse i trembet votës?! Sepse e di që të dielën e ardhshme po të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri është e rënë. Ne duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme e t’i japim shqiptarëve atë që është e tyre, Shqipërinë, fondet publike, taksat e ulta, një program të fuqishëm investimesh në bujqësi, në infrastrukturë, në prodhim,”-tha Basha.

Sa i përket punësimit, Basha u shpreh se për ta realizuar këtë është e domosdoshme ulja e taksave dhe krijimi i lehtësive për biznesin, investimet publike në infrastrukturë, mbështetje bujqësisë dhe lehtësi për ata që krijojnë vende pune.

Shqetësimit të një qytetari nga Kombinati, i cili i tha Bashës se është detyruar ta mbyllë biznesin e tij për shkak të mbifaturimeve nga OSHEE, kreu i opozitës iu përgjigj: Do kenë shtru noj çikë rrugë nga Panamaja me siguri!

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë