Basha për listat e hapura

"Por është vetëm një gjysëm hapi sepse nëse 2008 solli një sistem që fuqizoi kryetarët e partive politike nën parimin se do të ishte kështu më e lehtë të diktohet cilësi më e lartë e kandidimit ky parim u zhgënjye, u tradhtua dhe prodhoi për rrjedhojë parlamentin më të inkriminuar në historinë 25 vjeçare të pluralizmit. Spastrimi i listave me ligj nga personat me rekorde të tmerrshme kriminale do të mbetet i pamjaftueshëm nëse vullneti politik i liderëve të cilët nën këtë sistem caktojnë listat zgjedhore do të çojë që në vend të personave me rekorde kriminale në listat e ardhshme të kemi prezentë motrat, nipat apo mbesat e tyre duke iu lënë këtyre personave në dorë fijet për ti tërhequr ata si pelushanë. Prandaj problemi i krimit dhe lidhjes së krimit me politikën është problemi më i madh, më i rëndë, më unik i korrupsionit zgjedhor, i korrupsionit politik sot në Shqipëri. Kjo tryezë dhe hapat që duhet të hedhim pas saj janë vendimtarë në qoftë se konfirmohet vullneti politik për të shkuar përtej germës së ligjit, tek shpirti i ligjit. Për të pastruar listat e ardhshme zgjedhore, jo thjesht nga personat me rekorde kriminale sepse këtë tashmë e dikton ligji, por nga çdo influencë kriminale. Për ti dhënë shqiptarëve atë që meritojnë, më të mirën mes demokratëve, socialistëve, lësëistëve dhe çdo partie tjetër. Për të mos i dhënë mundësi zgjedhjeje mes një ish të dënuari për prostitucion dhe një ish të dënuari për trafik droge, por mes një profesori, një profesionisti, një militanti që i bashkohet partisë politike për idealet dhe vlerat që ajo mbart jo për peshën e kuletës apo numrin e “Range Rover”-va, apo numrin e djemve të armatosur që do të mobilizojë ditën e votave".

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot