Basha përjashtohet,Berisha ikën,
akuza e fortë për vëllain e Ramës

Basha përjashtohet,Berisha ikën,<br />akuza e fortë për vëllain e Ramës
Pas tensioneve të ashpra në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga salla, duke bërë një paralajmërim dhe deklaratë të fortë jashtë dyerve të këtij insitucioni. Duke u ndalur te kriminelët, një debat i hapur prej fillimit të javës nga ambasadori i SHBA, Donald Lu, Berisha tha se Rama merr votat në Shkodër po nëpërmjet kriminelëve. Më tej, ai sumloi dhe vëllain e kreministrit, Olsi Ramën, duke thënë se ka kaluar disa herë kufirin me makinën e famshme të kokainës.
 
“Është Rama që ka zonën e vet elektorale, Vlorën, edhe ato 5 vota që i merr në Shkodër, i merr nëpërmjet kriminelëve. Është Rama, që i vëllai Olsi, ka kaluar disa herë kufirin me makinën e famshme të kokainës që unë e denoncova në parlament. Po folëm për krimin, flasim për Ramën”, tha Berisha.
 
Nga ana tjetër, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ku ishte Basha duke folur dhe nuk pranonte ta lironte, pavarësisht thirrjeve dhe paralajmërimeve të Ruçit për penalizime. Pas disa debateve, Ruçi ka përjashtuar Bashën nga seanca plenare, ndërkohë që demokratët vijojnë të qëndrojnë në këmbë para foltores.
 
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin