Basha paralajmëron protesta:
Qeveria diktohet nga bandat

Basha paralajmëron protesta:<br />Qeveria diktohet nga bandat
Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se ka lidhje me krimin për të ndikuar në zgjedhje ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të zhvillojnë protesta për të vendosur vetë për fatin e tyre.
  
“Vullneti politik mungon sepse Edi Rama e ka lidhur fatin e vendet me drogën. Një qeveri e cila diktohet nga bandat e krimit te organizuar.
 
Nuk ka asgjë te re nga zhvillimet e fundit politike brenda qeverise, por kjo është dëshmia  e dy anëtarëve të kabinetit se lidhjet me krimin me Balilin e  Balilajt Edi Rama i ka në funksion të kapjes së zgjedhjeve te ardhme parlamentare. Kjo është arsyeja pse Rama nuk pranon votimin elektronik",
u shpreh Basha.
 
Sipas Bashës Rama nuk po shfrytëzon kohën institucionale të mbetur për të pranuar votimin elektronik ndërsa tha se këtë e bën që kapë zgjedhjet.
 
"Zgjidhjet që ne kemi shtruar në tavolinë janë plotësisht të mundshme. Koha për zgjidhjen institucionale po mbaron me shpejtësi, por nuk ka vullnet. Qeveria po luan me kombin. Koha po vjen për një aksion politik mbarë qytetar sepse në fund të fundit çdo shqiptar duhet të pyesë veten a mund të jetojë këtu kur nuk garantohet vota. Unë besoj se shumica e shqiptareve i përgjigjen pozitivisht kësaj pike. Unë si kryetar i PD kam luftuar për zgjidhje institucionale. PD po nis shqyrtimin e të gjitha oposioneve të aksioneve qytetare, për të arritur atë që kjo qeveri e korruptuar ka refuzuar ta bëjë përmes rrugës institucionale. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe opozitën do ta kenë në ballë të kësaj beteje", u shpreh Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu