TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar nga qyteti i Shkodrës, protesta kundër qeverisë, gjatë aktivitetit të 25 vjetorit të demonstratës së heshtur kundër regjimit komunist.
“Demokracia i ka rrënjët në Shkodër, shqiptarët përkulen më respekt për veprën tuaj. Ora e kurajos civile ka ardhur sërish.”- tha Basha ndërsa shtoi se dyshja Rama-Meta po udhëheq me dhunë dhe krim.
Qeverinë aktuale Basha e ka cilësuar si një është triumf të përkohshëm të së keqes.
“Ky qytet nuk do lejoj udhëheqjen oligarkike. Protesta nga gjithë vendi i kallin datën kësaj qeverie. Ne kemi shpall projektin tonë drejt lirisë për t’u lidh më themelet tona.”- tha Basha.
Gjithashtu Basha gjatë fjalimit të tij ka vlerësuar qytetarët shkodranë për qëndrimin e tyre ndaj regjimit komunist, duke kërkuar edhe nderimin e heronjve të demonstratës së para 25 viteve.
“Mahnitemi me kurajon e shkodranëve për të rrezuar regjimin komunist. Nuk ishte rastësi që kjo demonstratë shpërtheu në Shkodër”- tha Basha teksa shtoi se i është kërkuar Presidentit Nishani që nderojë heronjtë e këtyre ngjarjeve.
Hapja e dosjeve, Basha: Fjalët e ministrit Veliaj boshe, pasardhës i persekutorëveNga Shkodra lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar nismën e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, për ligjin e dosjeve të ish-sigurimit.
Sipas Bashës fjalët e ministrit Veliaj janë boshe pasi është pasardhës i persekutorëve.
Basha shtoi se shumë prej atyre që përjetuan persekutimin e regjimit komunist janë ende gjallë dhe duhet të jenë pjesë aktive e nismave të tilla.
Basha këto deklarata i bëri teksa zhvilloi një vizitë në muzeun e të përndjekurve në metropolin verior.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
20.9%
-
Jo
73.5%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 1197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nëse nuk më kërkon drejtësia, Berisha e di çfarë jam i aftë të bëj', Paro Laçi: Sa të jem gjallë do i shkoj deri në fund! Akti i fundit përballja në Bruksel
9 Tetor, 18:05
-
Veliaj prezanton projektin për sheshin ‘Avni Rustemi’ dhe parkingut nëntokësor te Pazari i Ri: Prioritet i qytetit janë njerëzit
9 Tetor, 18:01
-
Spahiu zbulon: Pse Rama ka zgjedhur si partner rajonal Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë….
9 Tetor, 18:01
-
'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Porositi dhe vrasjen e Neritan Cekës e Rexhep Meidanit
9 Tetor, 17:56
-
Spahiu: Xhamia e madhe, balancon myslimanët me të krishterët që kishin katedrale Katolike dhe Orthodhokse në mes të Tiranës
9 Tetor, 17:51
-
Dalin në shitje biletat për ‘Prokurori-n’! Filmi shqiptar ku luan edhe aktori i njohur hollivudian
9 Tetor, 17:50
-
Nga 1 janari, certifikatat e origjinës nga Doganat në mënyrë elektronike! Shtohen edhe 4 aplikacione të reja online
9 Tetor, 17:48
-
Spahiu: Protesta e PD ishte qesharake si tifozat e Partizanit dhe Tiranës, me djegie pemësh, thyerje xhamash dhe fishekzjarre
9 Tetor, 17:43
-
Leku forcon pozitat përballë euros, humb terren ndaj dollarit
9 Tetor, 17:37
-
Spahiu: Nëse PD nuk largon Berishën, do shkrihet pas humbjes drastike të zgjedhjeve 2025
9 Tetor, 17:36
-
Protesta e dhunshme e PD/ Braçe: S’ka ndodhur kurrë të rekrutohen e armatosen fëmijë për akte terrori! Pse hesht Avokati i Popullit, nga kush trembet?
9 Tetor, 17:27
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor, 17:27