TIRANË – Kryedemokrati Lulzim Basha ka parandjenjën se integrimi europian i Shqipërisë do të ndodhë kur Shqipëria të qeveriset nga demokratët.
Sot, duke përshëndetur zhvillimin me sukses të zgjedhjeve për Parlamentin Europian pnë grupin parlamentar të PD-së, Basha tha:
“Parandjenja më thotë se në vazhdën e arritjeve më të shënuara në fushën e integrimit europian e euroatlantik të Shqipërisë, kjo ditë do të vijë me demokratët në qeverisje.
Forcat politike europianiste, të djathta, të qendrës dhe të majta, e ruajtën avantazhin e thellë ndaj euroskeptikëve, pavarësisht prej avancimit të tyre në ndonjë vend të veçantë.
Spektri politik i Parlamentit Europian tregoi përsëri se Bashkimi dhe Zgjerimi mbeten ëndrra, qëllimi dhe vullneti i shumicës dërmuese të zgjedhësve dhe qeverive europiane.
Ky është një lajm shumë i mirë edhe për vendin tonë.
Vota e ditës së djeshme mban hapur perspektivën europiane të Shqipërisë dhe është një sinjal i fuqishëm për të shpresuar në marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin e ardhshëm.
Si forcë politike,”- nënvizoi Basha, - “natyrisht, kemi edhe një gëzim tjetër të madh, që lidhet me rikonfirmimin e Partisë Popullore Europiane si forca e shumicës në Parlamentin Europian.”
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com