TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar me akuzat se qeveria po mbron trafikun e drogës. Gjatë një takimi me bashkëreporterin për Shqipërinë të Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Evropës, Jonathan Evans, kreu i opozitës i ka thënë se trafiku i drogës me alibinë dhe mbrojtjen qeveritare, është një burim financimi i korrupsionit politik dhe përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për zgjedhjet dhe demokracinë.
Sipas Bashës punësimi në pozicione drejtuese në polici dhe administratë i personave të lidhur me trafikun e drogës, apo forma të tjera të krimit, po sjell një përkeqësim të thellë të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.
Gjatë takimit kreu i opozitës i shprehu shqetësimin bashkëreporterit për Shqipërinë të Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Evropës, Jonathan Evans dhe për mozbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera në vend.
Basha tha se opozitës do të mbështesë integrimin Europian pa asnjë rezervë duke u përkushtuar për ruajtjen çuarjen përpara të standardeve të arritura.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com