Basha pas lirimit të 13 protestuesve
Demokratët më të bashkuar se kurrë
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur dhe njëherë mbështetjen për 13 protestuesit demokratë, mes tyre edhe kryetari i PD-së në njësinë nr 5 në Tiranë Cim Babasi, të cilët u arrestuan pas veprimeve të dhunshme në protestën e PD-së, këtë të martë, kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial.
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur dhe njëherë mbështetjen për 13 protestuesit demokratë, mes tyre edhe kryetari i PD-së në njëisnë nr 5 në Tiranë Cim Babasi, të cilët u arrestuan pas veprimeve të dhunshm në protestën e PD-së, këtë të martë, kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial.
Pas lirimit të tyre, Basha thotë se ata janë më të vendosur për t’i shërbyer kauzës së qytetit për mbrojtjen e parkut, për të cilën edhe u arrestuan gjatë protestës së të martës.
Teksa i quan ata trima të kurajës dhe burrërisë qytetare, Basha shkruan se tashmë demokratët në mbarë vendin janë të bashkuar për të mbrojtur qytetin. Ligjin e demokracinë.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës13 burra e te rinj demokrate qe u ngriten per te mbrojtur parkun e ligjin, qe u dhunuan brutalisht dhe u rrembyen me police me maska, e u mbajten 3 dite ne arrest te paligjshem, dolen te lire, me te vendosur e me me shume energji per ti sherbyer kesaj kauze te qytetit, te vendit dhe demokracise. Ne syte e ne zerin e ketyre burrave ka vetem vendosmeri dhe entuziazem per te vazhduar me force betejen me tiranine.
Mirenjohje te thelle dhe nderim per Cim Babasin, Arlind Kajon, Behar Hasen, Erion Dizdarin, Franc Doken, Gerald Metkon, Grigels Muçollarin, Indrit Hoxhen, Jurgen Kupin, Klejt Kalane, Silvio Shemen, Soven Shemen dhe Tonin Kolthin.
Keta trima te kurajos dhe burrerise qytetare nuk kane qene te vetem per asnje sekonde. Dhe sot bashke me demokratet e mbare qytetaret e vendit jemi me te bashkuar e ne shumice absolute per te mbrojtur qytetin, ligjin, demokracine para oligarkise dhe bandes ne ikje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3935
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin
25 Dhjetor, 18:28
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor, 18:20
-
Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër
25 Dhjetor, 18:05
-
Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!
25 Dhjetor, 18:01
-
Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi
25 Dhjetor, 18:00
-
Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024
25 Dhjetor, 17:38
-
Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni
25 Dhjetor, 17:25