Partia Demokratike ka marrë autorësinë e protestave të shoqërisë civile të Parku i Liqenit.
 
Kreu i partisë më të madhe opozitare, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ i pyetur për protestat u shpreh “Partia Demokratike është pas çdo proteste, edhe pas protestave të shoqërisë civile te Parku i Liqenit”.
 
Deklaratat e kreut të PD konfirmojnë se jo vetëm protesta e së hënës para bashkisë që u organizua nga PD, por edhe ajo e së dielës të Liqeni Artificial ishte sponsorizuar nga PD.
 
Tashmë pritet reagimi i ambientalistëve dhe shoqërisë civile nëse do të pajtohen me deklaratën e liderit të PD, Basha.


Redaksia Shqiptarja.com