Basha: Pas Shullazit qëndron
Rama, ai nuk i duron dot zgjedhjet

Basha: Pas Shullazit qëndron<br />Rama, ai nuk i duron dot zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot se pas Emiliano Shullazi qëndron kryeministri Edi Rama.

Nëprmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se, “pasi e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës”.

Sipas kryetarit të PD-së, zgjedhjet për Ramën janë një instrument për të kapur dhe mbajtur pushtetin.

“Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur Universitetin është ndoshta më e renda deri sot. Por nuk do tia dalë”, shkruan Basha në Facebook.

“Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik”, shton ai.

basha fb

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë