Basha pas takimit me Yee: Rama
po projekton një pushtet monist

Basha pas takimit me Yee: Rama<br />po projekton një pushtet monist
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, lidhur me takimin me zv/ndihmës sekretarin-amerikan, Yee.
 
Basha shkruan se kryeministri kërkon që të bëjë zgjedhje pa opozitën dhe ta kthejë vendin në monizëm, ku sipas tij këtë opozita nuk do ta lejojë kurrë.
 
“Sot në ditën e dytë të Republikës së Re që shpallëm njëzëri më 13 maj, Çadra e Lirisë ishte plot me të rinj e të reja, profesionistë, intelektualë, artistë. Si në ditën e parë të qëndresës sonë, ata kërkojnë që pushteti t'i bindet vullnetit të popullit. Interesi i tyre, axhenda e tyre është axhenda e lirisë, demokracisë dhe vlerave europiane.
 
Ndërsa për Edi Ramën pushteti ka vetëm një qëllim, vetëm një axhendë, atë të pasurimit dhe të kontrollit të plotë të vendit nga ai dhe banda e korruptuar kriminale në qeverisje. Për Edi Ramën njerëzit janë thjesht numra, gurë shahu në lojën e tij për pushtet. Prandaj, ai po projekton një pushtet monist, që të sundojë i vetëm, i pashqetësuar nga populli dhe nga opozita.
 
Bashkimi ynë është e vetmja pengesë ndaj këtij plani ogurzi. Ne nuk do lejojmë kurrë një regjim monist në Shqipëri. Ne nuk do lejojmë kurrë zgjedhje të vendosura nga droga dhe krimi. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë”,
shkruan Basha.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi