Basha: Pasi thau palmat
Rama do timon lodër në Vlorë

Basha: Pasi thau palmat<br />Rama do timon lodër në Vlorë
Nga Vlora në një takim me qytetarë, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se jo vetëm që nuk di të qeverisë, por është kthyer në të keqen e Vlorës.

"Rama tallet, dhe me investimet tallet. E patë sheshin, e patë Lungo Maren, e mungon Bypass, dhe se dini sepse? Seose Rama kërkon të ketë një timon lodër, për të luajtur në kurriz të shqiptarëve".

Sipas Bashës, plani ekonomik i PD është zgjidhja dhe Vlora duhet të zgjedhë mes palmave të thara që mbolli Rama dhe projekteve reale që sjelle e djathta.

“Erdhëm dhe çfarë pamë sot? Palma të thara, pllaka. Nuk pamë turistë por pensionistë që ulen në kafe pa para për ta paguar. Pamë të rinjtë pa punë pa lejë pa shpresë dhe të dëshpëruar. 4 vite më parë Rama erdhi këtu dhe premtoi 300 mijë vende pune e shumë të tjera por ai sot në Vlorë nuk flet më për to, sepse i shkeli të gjitha premtimet.
Vendet e punë s’do të hapen pensionet do të rriten sepse ne kemi një plan ekonomik të hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptar të ngjashëm me atë që ka nxjerrë vendet nga kriza, të ngjashëm me atë që po aplikon Trump.
Sepse ne do realizojmë projekte që i nevojiten vlonjateve dhe jo  Lungomare që vetëm plan i Vlorës nuk ishte, por plan i Edi Ramës”.

Më tej kryedemokrati tha se do të heqë moratoriumin për gjuetinë.
“Sepse nuk munden që të vijnë italianët e të vrasin shpendë e kafshë dhe shqiptarët jo. Do e heq moratoriumin dhe do vendos rregulla të reja për sezonet e gjuetisë”.

Basha tha se ka mbështetje kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ftoi vlonjatet që më 25 Qershor të votojnë numrin 6.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari