Basha: Pasi vendosën Tahirin, dy
deputetë të PS darkonin në luks

Basha: Pasi vendosën Tahirin, dy<br />deputetë të PS darkonin në luks<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në Kuvend se kur deputetët socialistë të Këshillit të Mandateve vendosën për të mos i hequr imunitetin Saimir Tahirit darkuan në luks.

“Mbrëmjen e ditës kur deputetët socialistë të Këshillit të Mandateve vendosën për të mos i hequr imunitetin Sajmir Tahirit, dy miq të mi të huaj, darkonin në një nga lokalet më luksoze të Tiranës. Për çudinë e tyre, por jo timen, dy tavolinat e vetme të zëna në restorant kishin në tryezë deputetë socialistë.

Në njërën një deputet socialist, në një shoqëri të hareshme, me puro të rralla kubane dhe konjak të zgjedhur. Në tjetrën një ish-ministër i yti darkonte me verë që kushtonte më shtrenjtë se rroga minimale në Shqipëri. Dy deputetë, pothuajse tërë jetën rrogëtarë të shtetit, në jetën e tyre nuk e kishin parë këtë lluks, por që sot jetojnë si sheikë mes vendit më të varfër të Europës. Kjo është e vërteta tjetër e votës suaj sot” deklaroi ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji