Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar sërish pas takimit në një biznes në Durrës, ndërsa vazhdon të ngulë këmbë në "gafën" e tij duke thënë se PD do të liberalizojë tregun dhe do të ngrejë bursën e energjisë.
Sipas kreut të PD, Rama ka dështuar në çdo fushë këto 8 vite dhe se më 25 prill, ndryshimi do të vijë në të gjitha fushat.
"Isha sot pranë një fabrike të prodhimit të paneleve diellore në Durrës. Bisedova me drejtuesit dhe specialistët planin tonë të punës për energjinë.
Dëgjova nga drejtuesit dhe stafi i kësaj fabrike se për të lidhur prodhimin me rrjetin e shpërndarjes është pothuajse e pamundur. 1000 burokratë shëtisin me vula në xhep për të ngadalësuar e vështirësuar biznesin e prodhimit të energjisë nga parqet foto-voltaike. Kjo ka lënë në vendnumëro shitjet e fabrikave të tilla. Edi Rama ka dështuar në çdo fushë këto 8 vite. Energjia nuk mund të ishte përjashtim.Për fat të keq, prej 8 vitesh e gjithë Shqipëria është në vendnumëro me Edi Ramën. Ka ngritur një qeveri që punon vetëm për vete dhe për ortakët e saj oligarkë dhe ka përjashtuar çdo shqiptar e çdo sipërmarrje tjetër nga mundësitë për të konkurruar. U bëra të qartë sipërmarrësve dhe specialistëve të pranishëm se ne do të lehtësojmë taksat mbi prodhimin e paneleve diellore dhe do të taksojmë importin e paneleve të gatshme që vijnë nga jashtë. Jo vetëm kaq, por do të subvencionojmë eksportin e tyre. Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet dhe burimet për t’u bërë eksportuese dhe vend lider në energjinë e rinovueshme në rajon.
Ndava me bashkëbiseduesit e mi sot angazhimin për ta shpëtuar sektorin nga monopolet. Do të liberalizojmë tregun dhe do të ngremë bursën e energjisë. Rezultati përfundimtar i kësaj reforme do të jetë energji më e lirë për përdoruesit, energji e rinovueshme dhe tërësisht e pastër për të furnizuar zhvillimin. Mora angazhimin frymëzues të sipërmarrjes se deri më 25 prill do të vazhdojnë të mbajnë gjallë bizneset e tyre inovatore. Më 25 prill, ndryshimi do të vijë në të gjitha fushat dhe do ta bëjë Shqipërinë vend ku është mirë të bësh biznes. Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton", tha ai.
Lajmi kryesor: