Basha:PD në betejë me mazhorancën
fiktive e dalë nga blerja masive e votës

Basha:PD në betejë me mazhorancën<br />fiktive e dalë nga blerja masive e votës
Lulzim Basha vijon turin e takimeve me demokratët e Tiranës në zonën e Vorës, Kombinatit, Kasharit, Dajtit e Farkës.

Basha tha se mazhoranca e zgjedhjeve të 25 Qershorit është fiktive dhe reflekton vetëm shitblerjen masive të votës së shqiptareve dhe si e tillë nuk do mund të qeverisë.

“E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në këtë proces imoral ishte Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që u ofroi një alternativë shqiptarëve ishim ne. Kjo që ka dal nga këto zgjedhje është një mazhorancë fiktive që reflekton vetëm shtrembërimin e votës. Kjo që ka dal nga këto zgjedhje kurrsesi s’mund të jetë një qeveri legjitime dhe nuk ka shansin të qeverisë në mënyrë legjitime dhe të drejtë. Jo vetëm sepse vjen me një defiçit demokratik pa votën e vërtetë të qytetarëve, pa vullnetin e vërtetë të qytetarëve, por se ardhja pa plan e pa vizion po duket që këto orë, ditë e javë të para. E keni parë që s’kanë para të paguajnë rrogat e mësuesve. Ekonomia është në kolaps, këta nuk kanë zgjidhje. Financat publike janë në kolaps, këta nuk kanë zgjidhje”, tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull