Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!

 Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për situatën më të fundit në vend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si nxitës të kriminalizimit të institucioneve dhe dhunës publike. 

Me një postim në rrjetin social Facebook, Basha e cilëson Ramën si “anti-modelin” e një shoqërie të mbërthyer nga arroganca dhe degradimi. Reagimi vjen pas ngjarjes së rëndë në shkollën “Fan Noli”, ku u vra me thikë pas një sherri mes nxënësve, 14-vjeçari Martin Cani, njëkohësisht futbollist i Dinamo U-15, si dhe gjendjen e kriminalitetit dhe sigurisë në vend.

Ai më tej thekson se mbështetja dhe promovimi i individëve të lidhur me krimin, si dhe mbrojtja e ministrave të korruptuar, kanë dëmtuar rëndë institucionet dhe shoqërinë.

Basha i bën thirrje për rritje të fondeve për arsimin, forcimin e rolit të mësuesit, bashkëpunimin shkollë-familje dhe luftën kundër drogës në shkolla. Sipas tij, këto reforma kërkojnë një qasje të thellë dhe të përhershme, që nuk mund të vijë nga një qeveri e cila, siç shprehet ai, ka mbështetur individë me të kaluar kriminale.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës: 

“Nxitësi i kriminalizimit të institucioneve, arkitekti i Parlamentit të Çyrbeve, kryeministri që dhunon verbalisht gazetarë, qytetarë, kundërshtarë, me fjalorin e frymëzuar nga 'Noc Rroku', që trumbetohet në media tradicionale e sociale, është anti-modeli i një shoqërire në të cilën ka pllakosur dhuna dhe arroganca. Legjitimimi i të fortëve të dalë nga llumi i shoqërisë përmes veshjes me kostumin e politikës, mbrojtja e ministrave të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar, janë dëmet më të mëdha që i janë bërë institucioneve dhe pëlhurës tonë sociale. 

Reagimet vetëm pas ngjarjeve të rënda që kanë tronditur thellë familjet shqiptare, janë dëshmi e dështimit për t’u ofruar atyre zgjidhjet që meriton shoqëria jonë. 

Barbarizimi i hapësirës publike që Rama ka frymëzuar përmes mbështetjes dhe promovimit të elementëve më degraduese në jetën publike në këto vite, nuk luftohet me aksione, por kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përhershme, që nis nga detyrimet që politika ka ndaj qytetarëve. 

Rritja drastike e fondeve për arsimin, zgjatja e orarit të qëndrimit të fëmijëve në shkollë, pasurimi me mjete didaktike, investimi për të forcuar rolin e mësuesit, forcimi i bashkëpunimit shkollë-familje, lufta frontale ndaj trafikut të drogës që gëlon fatkeqësisht në ambientet shkollore, rikthimi i autoritetit të uniformave blu, kërkojnë një ndryshim rrënjësor që nuk mund të vij nga ai që ekipin e tij “fitues” e ka pas hekurave. Shqipëria meriton më shumë!”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • noc rroku: 20/11/2024 16:41

    U zgjua Lul Brava,bravo Lul 7 her 7 bëjnë 42 ti do ta çosh përpara këtë vend sepse vodhe 250 mil.euro te rruga e kombit dhe nuk të hyri një gjëmb,kur ishe 4 vjet kryetar bashkie në Tiranë fjete gjumë dhe vizat e bardha në rrugë i lyeje me gëlqere si në kohen e Dullës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton