Basha "përcjell" Mogherinin: 
Vendi jo i "Prengëve", por në BE

Basha Vendi jo i "Prengëve", por në BE">
TIRANË - Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini mbylli këtë të premte vizitën zyrtare në Tiranë, me një takim herët në mëngjes me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Takimi nis rreth orës 07:00 e zgjati rreth 40 minuta në hotel Sheraton, ky zyrtarja e lartë qëndroi pas takimeve që pati pasditen e së enjtes në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, prsidentin Bujar Nishani dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.



Në një prononcim për mediat pas takimit të cilin e vlerësoi "të frytshëm", kryedemokrati Basha tha se në fokus të bisedimeve ishte situata e rënduar politike dhe sfidat e vendit. Dekriminalizimi mbetet një çështje kyç për liderin e opozitës, ndërsa nuk la pas akuzat për qeverinë.

“Dy komisione të pezulluara dhe mbi të gjitha çështjen kyçe të dekriminalizmit. Kjo risjell në kujtesë qëndrimin në krah të krimit të kreut të maxhorancës. Është një qëndrim sfidues ndaj mesazheve të aleatëve tanë”, tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'