Basha: Përjashtimi i Berishës nga
Kuvendi cenon tryezën e dialogut

Basha: Përjashtimi i Berishës nga<br />Kuvendi cenon tryezën e dialogut
Kryetari i PD Lulzim Basha e cilëson përjashtimin me 10 ditë nga kuvendi të ish kryeministrit Sali Berisha, një përpjekje për t'i mbyllur derën opozitës për reformën në drejtësi. Duke e cilësuar një vendim politik kreu i PD lë të kuptohet se në këtë mënyrë u shënuan hapa mbrapa për uljen e palëve në tryezën e dialogut për reformën në drejtësi.

Deklarata e plotë e Bashës
"Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë. Kjo krize ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur te tregojnë vetem kartonat në byro.
Njekohesisht kjo eshte edhe nje kujtese e peshtire e dy standarteve te kesaj mazhorance te kalbur ne krime vese dhe korrupsion. Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi që i thotë kundërshtarit të pres veshin, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i të keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha.
Kjo nuk behet për ti mbyllur gojën opozitës, sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste.
Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për ti mbyllur derën opozitës. Për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme.
Për ti mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore.
Por gabim i bëjnë llogaritë. Opozita, Partia Demokratike nuk mbetet jashtë. Ajo është çdo ditë me shqiptarët dhe në krah të tyre, se bash aty është parlamenti i vërtetë, aty nisin dhe merren vendimet e mëdha.
Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe pershpejtojne renien e tyre te pashmangshme", u shpreh Basha.​

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv