TIRANE - Kryetari akual i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka lënë përsëri pa përgjigje interesin e gazetarëve nëse do të jetë ai një nga kandidaturat e PD për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Ai ka marrë pjesë ditën e sotme në inaugurimin e një projekti për rrugën ‘5 Maji’, ku përsëri nuk është prononcuar nëse do të rikandidojë për këtë bashki. 

Ndërkohë, në daljet e tij publike ish-Kryeministri, Sali Berisha është shprehur se Lulzim Bashën e shikon më shumë si Kryetar të Partisë Demokratike sesa si Kryetarë Bashkie, por vetë Basha nga ana e tij ende nuk ka dhënë një verdikt të qartë për të ardhmen e tij, duke u shprehur se gjithçka do ta thotë në momentin e duhur.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)