Ceremonia e hapjes së 40 kioskave të drurit në rrugën pedonale “Murat Toptani” është mbajtur sot nga bashkia e Tiranës dhe jo dje, ashtu si ishte paralajmëruar.
Bizneset që kanë marrë me qira, 3 mijë euro në muaj një nga 40 kioskat e drurit që janë vendosur në këtë zone dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 6 janar, kanë qenë mjaft të angazhuar për të ekspozuar sa më mirë produktet e tyre që do të shesin.
Këto kioska janë pjesë projekti privat të kunatit të kryetarit të Bashkisë, të cilat do t’i ofrohen biznesit për një muaj me një qera 3 mijë euro. Në krye të operacionit është shfaqur vetë kunati i krybashkiakut Lulzim Basha, Erjon Isufi dhe menaxherja e tij, Odeta Male.
Projekti i realizuar nga “Iceberg Communication” do të qëndrojë i hapur për qytetarët gjatë gjithë muajit dhjetor.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha theksoi se "për krijimin e kësaj atmosfere festive nuk janë përdorur taksat e qytetarëve, por të gjitha janë financime të biznesit".
/Shqiptarja.com