Basha përuron lulishten e re: Rama
 na bllokoi por sot po befasohet

Basha përuron lulishten e re: Rama<br /> na bllokoi por sot po befasohet
TIRANE - Kryebashkiaku Lulzim Basha ka përuruar sot punimet në lulishten pranë parkut të autobusave në Tiranë.

Ai tha se ky ishte një projekt i rëndësishme i mandatit të tij dhe se ishte një projekt që ishte lënë pas dore nga ish-kryetari i bashkisë Edi Rama.

Nuk ishte as e para dhe as e fundit lagje që vazhdonte kështu prej më shumë se disa dekadash. Por ishte njëkohësisht edhe sfida jonë. Sot kemi rikthyer hapësirën e gjelbërt ashtu siç duhet . kryeministri befasohet sot nga ajo që sheh se ka menduar që e ka bllokuar çdo projekt të bashkisë së Tiranës.” - tha Basha.

Deri para një muaj e gjysmë, 2 muajsh, këtu nuk rrinim dot sepse pirgu i inerteve, i mbeturinave, i ndotjeve dhe i shkurreve që kishin mbirë mbi to. Ishte bërë një monument i harresës, i pakujdesisë, i mungesës së higjienës dhe kujdesit në zemër të qytetit. Nuk ishte e para, dhe as e fundit vatër, që kjo lagje e qytetit, kjo zonë, këta banorë, këta vogëlushë trashëgonin prej më shumë se një dekade e gjysmë. Por ishte padyshim një nga sfidat më të mëdha për t’u pastruar në radhë të parë. 20 mijë metra kub inerte të depozituara në 25 vite dhe me një vrull të veçantë në 15 vitet e fundit mu në zemër të Tiranës. Jo vetëm duke vjedhur këtë hapësirë publike nga qytetarët, por duke e kthyer atë në të rrezikshme për shëndetin dhe për sigurinë. Sot e rikthejmë këtë hapësirë në një zonë të gjelbër më një sipërfaqe afërsisht  gjysma të parkut “Rinia”. E rikthejmë ashtu siç duhet në dispozicion të qytetarëve, të fëmijëve, të cilëve u premtoj se brenda dy javësh do vijnë dhe lodrat për ta në këtë shesh, në mënyrë që familjarët të gëzojnë këtë hapësirë të blertë, të shfrytëzojnë këtë hapësirë të përbashkët për një jetë më të shëndetshme komunitare, për një cilësi më të lartë jete dhe veten dhe fëmijët e tyre” deklaroi Basha.
 
Kryebashkiaku Basha ka rikthyer në vëmendje dhe një tjetër hapësirë të gjelbër, e cila deri para katër vitesh ishte kthyer në vend grumbullimi plehrash dhe vatër infeksioni në zemër të Tiranës, vetëm pak metra larg zyrës se ish kryebashkiakut Rama, hapësira pas Teatrit të Operas dhe Baletit.
 
 “Një tjetër hapësirë e zezë, sa i lartë ishte mali i plehrave këtu, aq e thellë ishte gropa e saj 10 metra prapa zyrës së kryebashkiakut. Vetëm  10 metra prapa zyrës së kryebashkiakut dhe  11 vjet nuk e pa njeri me sy. Dhe sot, kur dikush shkon në shtëpi nga zyra e kryeministrit në Surrel, prap se prap nuk ia zënë sytë. Sepse ka dikë që nuk i zë syri mirë, kemi dikë që nuk i duron dot veprat e mëdha. Por nuk kemi ardhur të flasim për këtë sot. Kemi ardhur të flasim për modelin, modeli ynë, modeli im, modeli juaj, është modeli i veprave dhe jo i fjalëve. Përballë modelit të fjalëve pa vepra, është modeli i pemës me kokrra dhe jo i pemës pa kokrra, është modeli i veprës së vërtetë që ju e shijoni, dhe jo i fasadës që gënjen. Lista e investimeve të Bashkisë së Tiranës në këto katër vite është më e gjata në 25 vite demokraci. Me rrugë, trotuare, sheshe, shkolla, kopshte, çerdhe. Kemi qenë koshient se dikush me një xhelozi të tmerrshme ka bërë çmos për të na penguar këto dy vitet e fundit dhe nuk mund të themi se nuk na ka  penguar nga pak. Bulevardi i ri, traseja e të cilit sot shtrihet në zemër të kryeqytetit është vepër e 80 viteve dhe e shekullit të ardhshëm që do të mbarojë patjetër, por që sot, është aty ku është dhe e pa përfunduar për shkak të bllokimit, për shkak të pengimit”,- theksoi zoti Basha.
 
Pavarësisht politikës së bllokimit që Edi Rama ndërmori ndaj bashkisë, nuk ia doli dot te bllokojë punën për këtë lulishte dhe vepra te tjera që do të bëhen publike në vijim. Zoti Basha ka shprehur bindjen se projekti i Shqipërisë evropiane do të vijojë me kryebashkiakun e ri, zotin Halim Kosova.
 
Ndërkohë që ky dikush fërkonte duart duke kujtuar se e bllokoi Bashkinë e Tiranës, se i bllokoi qytetarët e Tiranës, se i bllokoi veprat e qytetarëve të Tiranës, sot me siguri ndihet i befasuar kur sheh këtë lulishte. I premtoj se do ta befasojmë prap në javët, ditët, muajt e ardhshëm. Sepse edhe ne morëm masat tona, ia dolëm ta mposhtim pengesën dhe bllokimin që u vuri përpara qytetarëve dhe do t’ia dalim përsëri. Ky projekt këtu do të vazhdojë, siç e thash, me lodrat për fëmijë që do të vijnë në dy javët e ardhshme. Por projekti i Shqipërisë moderne evropiane, sikundër në veçanti projekti i Tiranës moderne dhe evropiane, do të vazhdojë të zhvillohet me projekte të tilla nga njerëz të cilëve ju do t’i besoni drejtimin e qytetit. Njerëz të cilët në 40 vite kanë provuar se janë profesionistë të zotë, menaxherë të zotë, të ndershëm e të përkushtuar ndaj qytetarëve. Siç thotë populli, dhe kemi një thënie të vjetër këtu në Ballkan, burri ka kohë me u korit, burri ka kohë që të turpërohet. E pra, njeriut të cilit ju do t’i besoni vazhdimin e projekteve të Tiranës moderne dhe evropiane ka kaluar 30 e ca vite në shërbim tuaj dhe i ka kaluar me të gjitha 10-ta dhe ky është Halim Kosova, i cili jam i sigurt, se këtë projekt madhështor të Tiranës moderne dhe evropiane do të vazhdojë ta çojë përpara. Ambicia e tij, shpresa e tij, projekti i tij është projekti i gjithsecilit prej jush këtu. Dhe ju do t’ia besoni të ardhmen e Tiranës, jam i sigurt, jo dikujt që do ta fusë në xhepin e tij apo ta ndajë me shefin e tij, por dikujt që do të ulet me ju, do të hapë derën, do të hapë zemrën për ju, dhe bashkë me ju do të çojë përpara ëndrrat më të bukura të këtyre vogëlusheve dhe brezave që vijnë”,- përfundoi zoti Basha.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar