Basha: Pistoleta e Strazimirit
fotomontazh, mediat nën presion
Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar mediat për denoncimin që i bënë deputetit Gent Strazimiri i cili në protestën e opozitës te Parku i Liqenit, ishte i armatosur.
Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar mediat për denoncimin që i bënë deputetit Gent Strazimiri i cili në protestën e opozitës te Parku i Liqenit, ishte i armatosur.
Sipas tij, pistoleta është fotomontazh, ndërsa mediat në vdekje klinike veprojnë sipas asaj që thotë qeveria.
"Ne do t’i përmbahemi ligjit për çdo rast. Në qoftë se Strazimiri ka pasur një armë me leje dhe është kërcënuar nga njerëz të dënuar për rrëmbim personi, për trafik prostitucioni, dhe leja ka skaduar e ai e ka dorëzuar sapo e ka marrë vesh, kjo do të thotë që duam të respektojmë ligjin. Kjo është vetëm sa për të humbur gjurmët dhe vëmendjen. Mbulimi i kësaj ngjarjeje nga mediat është një gjë, por duhet të ishte edhe më e rëndësishme të mbulohej ngjarja e ndodhur në ambientet e Parlamentit dhe personat kanë dalë të paprekur nga drejtësia. Edhe pse njëri prej tyre ka plagosur disa qytetarë, e që rikthehet në Parlament për të votuar një ligj të rëndësishëm. Mediat, që janë në vdekje klinike për shkak të presionit qeveritar, nuk raportojnë protestën dhe çadrat e qytetarëve të shoqërisë civile", u shpreh Basha.
Ndërsa më herët e cilësoi si fotomontazh të Ramës pistoletën e Strazimirit dhe foton e tij tek parku.
"Unë të tregoj ujkun, ti thua ku janë gjurmët. Nuk i vë veshin fotoshopeve".
Teksa ishte duke iu përgjigjur akuzave të socialistit Taulant Balla, Basha bëri një lapsus, duke e quajtur Sokol Balla.
"Çfarë drame të të akuzojë Sokol... Taulant Balla me fal", tha Basha.
Ndërsa drejtuesi i emisionit iu përgjigj me jo pak ironi se, "foli Frojdi në këtë rast".
Kreu demokrat komentoi edhe refuzimin e vizave nga ambasada amerikane për disa gjyqtarë.
Sipas tij, kjo shton presionin se ligji i dekriminalizimit duhet të miratohet. "
Metodë e Amerikës e përdorur në situata të dëshpëruara, SHBA nuk është hera parë që e bën, është një thirrje e hapur e ambasadës që ligji për dekriminalizimin të fillojë të zbatohet".
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot
25 Dhjetor, 07:26
-
Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë
24 Dhjetor, 23:29
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55