Basha:Po kthehemi në Republikë 
të Krimit, lirimi i Shullazi jo i drejtë

Basha:Po kthehemi në Republikë <br />të Krimit, lirimi i Shullazi jo i drejtë
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetin social “Facebook”  për të reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në kryeqytet , ku në dy atentate të ndryshme mbrëmjen e së hënës një person u vra ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Lulzim Basha shkruan se Shqipëria po kthehet në Republikën e Krimit dhe Mafias, ku edhe policia ka pjesën e saj.

“Dy ditë më parë Tirana u trondit nga atentatet e baronëve të drogës dhe krimit të organizuar. Kriminele dhe police te reparteve speciale, ne krah te njeri-tjetrit, terrorizuan lagjet e kryeqytetit dhe akset kombëtare. Kaluan dy ditë dhe asgjë e qartë për ngjarjen por kapot e krimit qe u zunë me arsenal armesh ne makina u lanë të lirë. Jetojmë në një shtet ligjor apo shtetin e krimit? Kjo është qeveria e standardeve të dyfishta. Burg, burg, burg...janë klithmat e përditshme të kryeministrit - por burgun e paska për popullin, jo për bandat.”- shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.

Më tej ai është ndalur edhe në arrestimin e Emiliano Shullazit, duke bërë përgjegjëse qeverinë se kontrollohet dhe është pjesë e organeve të rendit.

“A mund të lirohet dikush pa u bërë ekspertiza e armëve të gjetura? Organizatat kriminale kontrollojnë sot qeverinë, ministrat dhe pjese te organeve te rendit. Krimi ka kapur shtetin. Drejtues te larte te administratës dhe shtetit dhe deputete te PS janë faktuar të dënuar e të kartelizuar si kontigjent i krimit kombëtar dhe ndërkombëtar.”- shkruan më tej Basha.

Më herët po në FB Kryeministri Edi Rama do t’i cilësonte si monstruoze shpifjet e opozitës për një përfshirje të qeverisë në atentatet e ndodhura ditën e hënë.

“Ngjarjet kriminale në Tiranë? Pa asnjë dyshim reagimi i shtetit ishte përsëri i menjëhershëm. Por ndryshe nga dy rastet e mësipërme, kërkohen hetime, prova, dëshmi e me radhë, gjëra për të cilat Policia e Prokuroria po bashkëpunojnë papushim. Të turpshme të gjitha aludimet e shtrembërimet mediatike dhe lëre pastaj shpifjet monstruoze të PD! Ngjarje të rënda apo të shëmtuara, krimesh apo korrupsioni, ka pasur e do të ketë, në Shqipëri si në çdo vend të Europës. Por ajo që ka rëndësi është reagimi i shtetit, rritja e zbulueshmërisë dhe ndëshkueshmërisë - çka sot janë rritur si kurrë më parë duke sjellë ulje tërësore të kriminalitetit, edhe pse mbetet ende shumë për të bërë.” – shkruan Rama.

E djathta ka akuzuar Kryeministrin për implikimin e qeverisë në atentatet kundër bandës së Emiliano Shullazit, të ndodhura ditën e hënë. Ndërkohë zyra e shtypit e kryeministrisë dhe vetë kryeministri Rama u janë kundërpërgjigjur hapur akuzave me përgatitjen e një kallëzimi penal, kundrejt Edi Palokës me akuzën e shpifjes.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani