Basha:Po na kërkojnë dorën,do u
japim brrylin, jo pazar me PS-LSI

Kanë mbetur në derë të Republikës së re duke kërkuar dorën, por nuk do të ketë pazar as me PS dhe as me LSI”.
 
Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë takimeve në qytetin e Kuçovës, duke u kërkuar qytetarëve që mos dëgjojnë sirenat për koalicione në qeverisje me PS pas 25 qershorit.
 
Mos dëgjoni sirenat se flasin për pazare dhe koalicione. Republika e vjetër është bërë reçkë dhe nuk kanë pikë turpi, kanë mbetur në derë të Republikës së re duke kërkuar dorën.
 
Si thoni t’ua dorën? Jo, do u japim brrylin. Kjo lëvizje nuk është e imja por e qytetarëve. Jo pazar me Ramën dhe Metën, por Republikën e re të qytetarëve shqiptarë.
 
Nuk do të bëjmë pazar as me PS as me LSI do të mendojmë vetëm për interesat tuaja”
, tha Basha.
 
Ndërkohë që vijoi me akuzat ndaj PS dhe LSI për drejtimin e vendit në 4 vite. Më pas kreu i PD iu rikthye edhe njëherë takimit me Presidentin e SHBA, pak ditë më parë.

Basha fushatë me foton e Donald Trump
Gjatë takimeve në Kuçovë, kryetari i PD, Lulzim Basha ndërsa mbante në duar foton me Presidentin e SHBA u shpreh se ai ishte frymëzimi i lëvizjes.
 
Basha tha se slogani i demokratëve është “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt”.
 
Ndërkohë që fotografitë e Bashës me Trump janë shpërndarë edhe në radhët e simpatizantëve të PD gjatë takimeve.
 
Edhe ky burrë (tregon foton me Trump) e nisi rrugën e tij kundër establishmentit politik.
 
Takimi me Trump ishte një nder dhe privilegj, ai është burim frymëzimi i lëvizjes që nisëm
” tha ai. 
Lulzim Basha
Basha me foton e Trump


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë