Basha: Po ta dëgjosh, Rama
bën thirrje të votojë kundër vetes

Basha: Po ta dëgjosh, Rama<br />bën thirrje të votojë kundër vetes
Kryedemokrati Basha ka vijuar turin e tij elektoral me simpatizantë të forcës që ai drejton në qytetin Korçës.

Basha tha se Rama bën thirrje që të votojnë kundër Edi Ramës, kundër punës që ai ka bërë 4 vite me radhë.

"Po të dëgjosh Edi Ramën këto ditë dhe mos ta dish që është ai, kupton qe bën thirrje të votojë kundër Edi Ramës, kundër asaj që ka bërë 4 vite me radhë. Këtë e bën sepse e mendon si te vetmen menyrë për t'u bashkuar me popullin.
 
Nafta, tarifa e universiteteve, faturat janë më të shtrenjta se para 4 viteve në Korçë. 56% e shqiptarëve duan të largohen dhe arsyeja kryesore është dështimi i Edi Ramës me ekonominë.
 
Ekipi im dhe PD jemi të vetmit që vimë në këto zgjedhje me një plan ekonomik që ka mbështetje europiane dhe amerikane, do ulim TVSH dhe do rikthejmë qindra milioneë euro për konsum në xhepat e shqiptareëve dhe jo me shpenzime si kulla e Korçes të papërgjegjshme.
 
Ne jemi i vetmi vend që nuk mbështet fermerët. Kjo do ndryshojë. Unë kam një paln ekonomik jo premtime. Pika e parë është ulja e taksave. Kudo ku shkoj në Shqipëri më thonë që Rama erdhi sërish si para 4 viteve. Shqiptarët nuk e hanë me sapunin për djath. 
 
Rama thotë se femijët do ua ushqejë Luli. Unë ushqej fëmijet e mi. Por Republika e Re ka për detyre të kujdeset për çdo fëmijë. Orari i plotë dhe mundësimi i drekës është model perendimor dhe do e vemë në jetë në Korçë e gjithë Shqiperinë.
 
Ligji për arsimin e lartë është tjetër provë që Rama nuk i ka prioritet studentët.Ligji për arsimin e lartë do jetë ligji i parë që unë do anuloj ditën time të parë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do vendos tryezën"
, tha Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset