Basha: Policia ka ushtruar dhunë
ndaj protestuesve në Komisariat 

Basha: Policia ka ushtruar dhunë<br />ndaj protestuesve në Komisariat 
Prej tre orësh demokratët kanë zhvendosur protestën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë shoqëruar rreth 30 protestues, mes tyre edhe kryetari i degës së PD për njësinë nr.5, Ndriçim Babasi. 

Të ndaluarit janë vizituar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili është njohur me gjendjen e tyre. Pas takimit, Basha tha se ajo që ndodhi sot te Liqeni, është dëshmi se regjimi i Edi Ramës është antikushtetues dhe se i ka ditët të numëruara. 

basha ne polici

lulzim basha

basha ne polici

lulzim basha

basha ne polici

lulzim basha

Basha foli me altoparlant përpara mediave, duke theksuar se Policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve të PD edhe brenda në komisariat.

lulzim basha

"Sot u provua se regjimi i Edi Ramës është një regjim antikushtetues dhe antiligjor. Është një regjim i krimit dhe i dhunës. Sot u provua se Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, qytetarët shqiptarë janë në anën e ligjit, janë në anën e së drejtës, janë në anën e Kushtetutës, dhe sot shteti ligjor, shteti i së drejtës jemi ne, krimi dhe regjimi oligarkik është përballë nesh.

 Me një përpjekje për t’iu kundërvënë një të drejte elementare, të drejtës së protestës, një përpjekje për t’i shërbyer antiligjit, duke përdorur dhunën e zhveshur dhe shtazarake, kundër grave dhe vajzave, të rinjve, të rejave dhe të moshuarave, sot regjimi i Edi Ramës mobilizoi efektivë të policisë në kundërshtim me ligjin, të armatosur deri në dhëmbë, pa shenjat e tyre të identifikimit, për të ushtruar dhunë mbi protestuesit, një pjesë e të cilëve ka përfunduar në spitalet e Tiranës. 

Këta mendojnë se me anë të dhunës, me anë të frikës do të mund të instalojnë regjimin oligarkik në Shqipëri dhe të zhbëjnë ëndrrën demokratike 25 vjeçare të shqiptarëve. Këta mendojnë se me anë të dhunës dhe përndjekjes policore mund të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me milionat që iu marrin shqiptarëve që rraskapiten nga mëngjesi deri në darkë, me vende pune që paguhen keq, apo që kërkojnë prej muajsh e vitesh vende pune e nuk gjejnë, për të ushqyer fëmijët e tyre. Këta kujtojnë se do të detyrojnë shqiptarët të marrin rrugën e emigracionit, rrugën e eksodit nga dëshpërimi e në këtë mënyrë ta kthejnë Shqipërinë në kopshtin e sundimit të oligarkëve. 

Në jemi sot këtu për ti thënë që kjo nuk ka për të ndodhur, që oligarkia nuk ka për të triumfuar, se ne do të qëndrojmë, luftojmë dhe rezistojmë për shtetin ligjor, për demokracinë dhe ne së bashku me të gjithë qytetarët shqiptarë do të fitojmë. Ky regjim bandit i ka orët e numëruara. Ky regjim që tregoi sot fytyrën e tij të vërtetë, para Europës, para Amerikës dhe para qytetarëve shqiptarë, duhet ta dijë se po sot ka filluar numërimi mbrapsht për të.

Ne nuk ndalemi, ne nuk sprapsemi, ne do të qendrojmë fort gjithmonë e më shumë të bashkuar në qëllimin tonë në mbrotje të lirisë, në mbrotje të demokracisë, në mbrotje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, në mbrotje të Kushtetutës, në mbrotje të ligjit. Edhe sot këtu në këtë drejtori të Policisë të Tiranës në ishim ligji, ne ishim Kushtetuta dhe përballë kishim fytyrën antiligjore të regjimit të Edi Ramës, të njeriut që drekon e darkon me shullazët të cilët bëjnë ligjit në komisariatet dhe drejtoritë e policisë ndërkohë që qytetarët që ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për protestë grabiten në mes të ditës nga maskat dhe burgosen në mënyrë të paligjshme
", u shpreh Basha.

Ai theksoi se ka kërkuar nga organet ligjzbatuese respektimin e ligjit dhe vendosjen e drejtësisë. "Ju informoj se sapo kam takuar dhe biseduar me miqtë dhe vëllezërit tanë duke filluar dhe përfshirë kryetarin e Degës nr 5 Çim Babasin. Kam kërkuar nga autoritetet e prokurorisë shqiptare të rivendosin ligjin, të vendosin para përgjegjësisë ligjore xhelatët, njerëzit që përlyen uniformën e shtetit, të cilët përlyen uniformën e ligjit duke vepruar si banditë në mes të ditës në Tiranë dhe po kështu të japin drejtësinë e merituar për të gjithë ata që dhunuar protestuesit e pafajshëm në ditën e sotme dhe ju garantoj se do të vazhdojmë të luftojmë deri në përmbushjen e këtij kushti të drejtë", tha kryetari demokrat, Basha.

Kryetari demokrat theksoi se "dita e madhe e pranverës së demokracisë po afron", duke paralajmëruar kështu protesta në të gjithë vendin.

"Kush mendon se me dhunë, frikë, me terror do ta ndalë një popull që të luftojë për vlerat e vërteta, për vlerat e lirisë dhe demokracisë, e ka gabim. Shqiptarët e kanë provuar njëherë e do ta provojnë përsëri. Dita e madhe e pranverës së demokracisë po afron. Nuk e ndalon dot Edi Rama. Nuk e ndalon dot krimi. Nuk e ndalon dot oligarkia", theksoi Basha. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja