Basha: Populli s'pranoi të ulte
kokën para "Republikës së Vjetër"

Basha: Populli s'pranoi të ulte<br />kokën para "Republikës së Vjetër"
Kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se qytetarët me protestën e 13 majit nuk pranuan të ulnin kokën përpara “Republikës së Vjetër”.
 
Në reagimin e tij, Basha shprehet se ka 2 zgjedhje, ose PD do ulte kokën e të qëndronin “skllevër të Repyblikës së vjetër”, e ndërsa zgjedhja e dytë i takonte qeverisë së Ramës. Sipas tij, zgjedhja e parë është rrëzuar nga qytetarët.

Ai shprehet se në çdo lloj mënyrë republika e vjetër do të përmbyset kudhe  bëri  sërish thirrje për krijimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme ose përndryshe ka paralajmëruar rrëzimin e “Republikës së Vjetër” përmes qëndresave popullore të qytetarëve.

Reagimi i plotë
Shqiptarët folën. Nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje fasadë. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë më zgjedhje pa popullin, zgjedhje pa opozitën, zgjedhje moniste. Nuk do të ketë kurrë më një diktaturë moniste që emëron edhe opozitën fasadë.

Ne kishim dy zgjedhje përpara. Zgjedhja e parë ishte të ulnim kokën e të pranonim fatin tonë si skllevër të republikës së vjetër të krimit, të drogës e të oligarkëve, të pranonim republikën e vjetër ku i gjithë pushteti politik dhe ekonomik kontrollohet nga pak njerëz që shtypin çdo të drejtë dhe mundësi të shumicës së shqiptarëve. Përgjigjen për këtë, shqiptarët e dhanë dje me bashkimin e tyre më të madh kur njëzëri thanë: Kurrë!

Zgjedhja e dytë është në dorën e republikës së vjetër. Të çmontojmë krimin dhe drogën në pushtet e t’u kthejmë pushtetin qytetarëve përmes qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme ose të përmbysim republikën e vjetër përmes bashkimit, marshimit dhe qëndresës popullore të qytetarëve të Republikës së Re.

Në njërën apo tjetrën mënyrë, krimi do të çmontohet, droga do të çmontohet, republika e vjetër do të përmbyset. Sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër për të ardhmen europiane të Shqipërisë. #NgrihemiBashke#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi