Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke postuar një foto me kampionen shkodrane.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai kujton ditën e djeshme dhe vizitën e tij në Shkodër, duke e cilësuar plot energji, entuziazëm dhe shpresë.
Kryedemokrati thekson se në mënyrë të veçantë i la mbresë biseda me Kismeten, sportisten me vlerësime ndërkombëtare.
Ai shton se optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e sheh kudo dhe se në çdo fshat apo qytet që ai ka qenë frynë era e ndryshimit.
“Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.”, shkruan në fund Basha.