Basha: PPE rezolutë për zgjedhje
të lira e të ndershme në Shqipëri

Basha: PPE rezolutë për zgjedhje<br />të lira e të ndershme në Shqipëri
Kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka ndjekur në Bruksel punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, ka deklaruar se gjatë zhvillimit të saj është diskutuar edhe për zhvillimet politike në Shqipëri.

“Asambleja miratoi me unanimitet një rezolutë për Shqipërinë, e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shit-blerjen e votës. Rezoluta bën gjithashtu thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore, për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës, si dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës”, shkruan kryetari demokrat në Facebook. 

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e PPE-së ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Mbështetje në betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit, të ardhmen tonë europiane, si dhe angazhimin tim për përmbushjen e këtyre qëllimeve”, thekson ndër të tjera kryetari i opozitës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës