Basha: Prej 5 ditësh që presim
të zgjidhim krizën me dialog

Basha: Prej 5 ditësh që presim<br />të zgjidhim krizën me dialog
TIRANE-“Dita e fitores është afër”.

Kështu u shpreh nga fjalimi i pasdites në Çadrës së opozitës. Lulzim Basha duke ritheksuar çështjen e dialogut politik.

Basha u kujdes të thotë se kjo zgjidhje duhet të vijë përmes garantimit të qeverisë teknike që bën zgjedhje të lira e të ndershme.

Kemi kërkuar dhe duam dialog. Kemi shtrirë dorën prej 5 ditësh për dialog që ofron zgjidhje që refuzohet nga ai që është mësuar të flasë me monologje. Kurrë nuk është vonë ftesa jonë është t’i japim fund kësaj krize me një dialog në funksion të zgjidhjes por s’mund të jetë oksigjen për krimin por për zgjedhje të lira e qeveri teknike”.

Falenderimi i veçante
Një falënderim i veçantë nga ana e Bashës shkoi edhe për forcat politike që sipas tij edhe pse nuk janë në koalicion me PD, e mbështesin sipas tij, këtë lëvizje. 

Falenderoj qindra-mijëra shqiptarë që iu bashkuan kauzës tonë. Si fitore e çdo shqiptari, faleminderit gjithë faktorëve politikë. Si edhe të falenderoj ato forca politike qe nuk janë pjesë e koalicionit të opozitës, por duan dhe nëse e kanë me të vërtetë, do të jenë pjesë e kësaj zgjidhje kombëtare dhe udhëtimit tonë drejtë Shqipërisë Europiane”, duke lënë të kuptohet se pjesë e këtyre partive është dhe LSI.

Fjala e Bashës u bë sot para përfaqësuesve të partive aleate me PD.

Dule: Ka vetëm një rrugë, rruga është ajo e qëndresës
I pranishëm në çadër, kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka deklaruar se fitorja nuk falet dhe se rruga e vetme është ajo e qëndresës.

“Janë ata të cilët kanë kanabizuar Shqipërinë. Ata i kanë dhënë vetëm një alternativë shqiptarëve të largohen nga Shqipëria drejt rrugëve të kurbetit. Janë ata që kanë humbur moralisht dhe politiksht. Të nderuar bashkëqytetarë duhet të jeni mëse të qartë që ka vetëm një rrugë, rruga është ajo e qëndresës, nuk ka fitore që është falur. Nuk mund të falë fitoren ai që e ka të sigurt humbjen. Mos prisni që Rama të tregohet racional, duhet të jemi të përgatitur për iracionalitetin ekstrem e ta përballojmë me civilizim që asnjëherë më parë nuk është parë. Të shkojmë drejt zgjedhjeve të ardhshme kur ato do të mbahen të lira. Urime dhe me fitore”, u shpreh Dule.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë