Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prezantimit të programit për energjinë ditën e somte, ka bërë gafën e radhës se do të ngrinte Bursën Shqiptare të Energjisë, që në fakt është themeluar që në tetor të 2020.
Pas kësaj gafe, ka reaguar PS e cila ka ironizuar fjalën e Bashës duke thënë se si duket gjatë kësaj kohe ai ka qenë në gjumë.
"Luli bën gjetjen e radhës, do krijoj bursën shqiptare të energjisë! Siç duket ka qenë në gjumë ditën që Bursa Shqiptare e Energjisë u themelua", shkruan PS.
Lajmi kryesor:
Basha: Ngrejmë bursën e energjisë! (Kryedemokrati i painformuar ajo u themelua në tetor të 2020)! Rama ironizon: Fli vëlla, për ty qenka kjo dynja












