TIRANË- "Konsolidimi i reformave do të sjellë mirëqënie për qytetarët e Kosovës dhe integrimin euro-atlantik të saj". Këtë ka vlerësuar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim që pati sot me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në vigjilje të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Basha e siguroi Krasniqin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike në këtë drejtim.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës e falenderoi Bashën për kontributin e pazëvendësueshëm që ka dhënë Shqipëria për Kosovën gjithë këto vite. Gjithashtu Krasniqi e uroi Bashën për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com