2018 mund të jetë një vit i rëndësishëm për çlirimin e vendeve të rajonit nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja autokratike, u shpreh kryetari i opozitës. Z. Basha e siguroi zëvendës kryeministrin Osmani për mbështetjen e plotë dhe energjike të Partisë Demokratike në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO.
Duke u ndalur në procesin e integrimit europian, Basha tha se sfidat kryesore mbeten përmbushja e kritereve bazë të Kopenhagenit, siç janë zgjedhjet e lira dhe drejtësia e pavarur. Në këtë kuadër, për Shqipërinë rëndësi parësore ka mposhtja e krimit të organizuar me lidhje qeveritare, theksoi Basha, që është kthyer në kërcënimin kryesor për demokracinë dhe mirëqenien e qytetarëve dhe pengesë për avancimin e vendit drejt Europës.

Kryetari i opozitës theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të punojë me përkushtim total për përmbushjen e vizionit dhe objektivit të saj për Shqipërinë evropiane dhe integrimin evropian dhe euroatlantik të të gjithë rajonit si aspiratë mbarëkombëtare e shqiptarëve.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com
