Basha pret Talat Xhaferin: Shqipja
rruga drejt stabilitetit të Maqedonisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, me të cilin ndau vlerësimin dhe kenaqësinë që sjell caktimi i tij në krye të Parlamentit në vendin fqinj, si një shenjë kjo e emancipimit politik dhe progesit të shoqërisë maqedonase, si tregues i ecjes përpara në realizimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe si pikë kulmore e bashkejetesës demokratike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, me të cilin ndau vlerësimin dhe kenaqësinë që sjell caktimi i tij në krye të Parlamentit në vendin fqinj, si një shenjë kjo e emancipimit politik dhe progesit të shoqërisë maqedonase, si tregues i ecjes përpara në realizimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe si pikë kulmore e bashkejetesës demokratike.
Partia Demokratike, tha Basha, e ka interesin e shqiptarëve dhe interesin kombëtar, në krye të qëndrimeve dhe vokacionit të saj politik. Basha tha se PD ka mbështetur dhe ka nxitur vazhdimisht respektimin dhe përmbushjen e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë, si një interes strategjik i vendit tonë. Kryetari i Partisë Demokratike nënvizoi se përmbushja e plotë e Marrëveshjes së Ohrit me avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe atje, është rruga drejt sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoni dhe më gjërë në rajon.
Partia Demokratike, theksoi Basha, do të vazhdojë të mbështesë pa u kursyer procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO. Duke u ndalur në zhvillimet e brendshme, kryetari i opozitës, vuri në dukje se rreziku kryesor që kanos ëndrrën europiane për Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit, është korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me qeverinë. “Korrupsioni dhe krimi i lidhur me qeverinë, janë armiku numër një i demokracisë, i ekonomisë, i qytetarëve”, u shpreh Basha, duke theksuar se përgjigja ndaj këtyre fenomeve është ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të pavarura, sidomos atyre të drejtësisë.
Basha bëri të ditur se opozita në Shqipëri do të luftojë deri në fund, për Kushtetutën, dhe për drejtësinë e pavarur që lufton krimin e korrupsionin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
27.6%
-
Njësoj
15.9%
-
Më keq
56.6%
Vota total: 4622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38
-
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë
1 Gusht, 22:32
-
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit
1 Gusht, 22:11
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59