Basha prezanton 4 kandidatë
"Fund këtij regjimi të pashpirt"

Basha prezanton 4 kandidatë<br />
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie në Lushnje Darien Xhindoli, në Kavajë Engjëll Cara, në Rrogozhinë Eqrem Deliu dhe DivjakëIrakli Gorea.

Kreu i demokratëve tha  se vota e 21 qershorit  është dhe duhet të jetë vota plebishitare e ndarjes nga politika e lakut në fyt  dhe politikës së gabuar që ka çuar qytetarët në kufijtë e mbijetesës. Ndërsa qytetarët përballen sot me sfidën e bukës së gojës dhe të vetmen shpresë kanë  emigrimin,  kryeministri turist bredh nga njeri vend i botës në tjetrin duke injoruar një popull të tërë të cilin e ka zhytur në varfëri dhe mjerim.

Ne sot përballemi me qytetarët në Lushnje dhe në gjithë Shqipërinë, që nga mungesa e shpresës kanë marrë rrugët e kurbetit. Qytetarët ikin nga varfëria, Edi Rama ikën sepse nuk do të dëgjojë dhe nuk do të shikojë sepse nuk ia ndjen për problemet e qytetarëve. Le t’i japim fund këtij regjimi të pashpirt. Asnjë të mos qëndrojë në shtëpi, të gjithë bashkë, të djathtë e të majtë t’i themi jo skllavërisë së re”, theksoi Basha.



Nga Kavaja kryetari i PD-së theksoi se bashkimi i shqiptarëve do ta ndalë të keqen dhe krimin që ka depërtuar deri tek nivelet më të larta të drejtimit të qeverisjes.

Kudo shoh e prek stagnacionin, ecjen mbrapa, depresionin ekonomik, papunësinë dhe vrasjen e shpresës që janë gjëmat e mëdha të Rilindjes së Ilir Metës, Edi Ramës dhe Ervin Alias Elvis Rroshi. Në 21 qershor është ora juaj. Forca juaj është e papërballueshme nga çdo oligark, është e papërballueshme nga çdo kriminel, nga çdo pazarxhi, është forca e ndryshimit njëherë e përgjithmonë”, deklaroi ai.

Në Rrogozhinë Basha theksoi se qytetarët kanë sot një qeveri që kujdeset vetëm për të zbrazur xhepat e qytetarëve dhe mbushur xhepat e saj. “Në këto dy vite asnjë vend i ri pune nuk është hapur, përkundrazi, mijëra vende pune janë mbyllur për shkak të politikës të taksave të larta, të arbitraritetit dhe të arrogancës së qeverisë. Ndërkohë që qeveria bën goditje selektive, sheshon dhe godet banesat, bizneset e të pamundurve. Ndërkohë që sarajet e klientëve dhe miqve të tyre hedhin shtat në Rrogozhinë, në Kavajë, në Surrel, në Qeparo dhe gjithë Shqipërinë”, tha Basha. 


  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në