Basha prezanton Alibeajn në Fier
'Oferta jonë më e mirë për qytetin'

Basha prezanton Alibeajn në Fier<br />'Oferta jonë më e mirë për qytetin'
FIER-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin e kësaj force politike për kryetar Bashkie në Fier, Enkelejd Alibeajn. Demokratët kanë vendosur që ish ­ministri i Drejtësisë, të jetë kandidatura e opozitës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në qytetin e Fierit. 

“Dua t’ju falenderoj për daljen me ju në këtë shesh për të dhënë një lajm të gëzuar. Dua të ndaj me ju se Enkeled Alibeaj i cili gjjthmonë ka pasur mendimin e tij, ai vjen në krahun tim pasi përfaqeson vlerat e qytetarisë si dhe ofertën tonë për të shpetuar Fierin. Vota e 21 qershorit do të shkojë për kandidatin tonë pasi shumica e qytetarëve do të votojnë jo për kandidatin e Edi Rames dhe Metës por për një kandidat të qytetarëve. Eshtë një oferte e re që qytetarët kanë mundësi t’i ulin kokën këtij pushteti të korruptuar! Vota e 21 e qershorit është që të ndaheni nga ky pushtet”, deklaroi Basha. 

“Edhe pse kam qënë kokëfortë ndonjëherë e kam bërë për këta njerez. Qytetaria e këtij qyteti meriton më shumë. Do t’i kthejmë dritën këtij qyteti dhe bashkë me të edhe dinjitetin”, deklaroi Alibeaj. 

Pak kohë më parë Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të jetë pjesë e strukturave të PD-së pasi u caktua të udhëhiqte fushatën në Memaliaj dhe Tepelenë. Alibeaj është një figurë e spikatur e PD, pasi ka qenë deputet i saj dhe ministër i Drejtësisë për disa vjet.

basha me logo

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid