Basha prezanton kandidatët në veri:
Keq qeverisja çon drejt humnerës 

Basha prezanton kandidatët në veri:<br />Keq qeverisja çon drejt humnerës 
Kryetari i partisë demokratike ka prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në Malësi të Madhe, Pukë dhe Fush Arrëz.
Në këto takime zoti Basha adresoi akuza në drejtim të qeverisë e cila sipas tij falë keqqeverisjes po detyron shqiptarët të braktisin vendin dhe po çon ekonominë drejt humnerës. 21 qershori është rasti për të ndëshkuar me votë këtë qeveri tha Basha.

Kryetari I opozitës ka artikuluar akuza direkte drejt kryeministrit Rama për keqqeverisje e cila sipas tij po u kushton shqiptarëve rrënim ekonomik. Ndërsa ka prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në Malësi të Madhe Anton Koka, në Pukë Rrok Doda dhe në Fushë-Arrëz Gëzim Vata, kryetari I pd tha se mazhoranca harxhon çdo dite 6 mije euro për propagande televizive, shume kjo e barabarte me asistence sociale për 400 familjeve në muaj.

Kryetari Basha tha se, ndërsa gjendja ekonomike për shqiptarët po përkeqësohet, çdo ditë të vetmit që po ecin në “drejtimin e duhur” janë qeveritarët që po pasurohen me shpejtësi dhe kriminelët që kanë rilindur.

Kryetari i PD po vijon turin e prezantimit paraprak të kandidatëve në 61 bashkitë e vendit, proces ky i cili pritet të përfundojë para nisjes zyrtarisht të fushatës me 22 maj.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit