Basha prezanton kandidatët në Dibër
e Bulqizë: Mjaft burgosjes e gjobave

Basha prezanton kandidatët në Dibër<br />e Bulqizë: Mjaft burgosjes e gjobave
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Bulqizë dhe në Dubër, ku ka prezantuar aty kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit. Kështu, në bashkinë e Bulqizës ai ka prezantuar Durim Ballaën dhe në Dibër,  Ilir Krosin.
 
Lideri i opozitës ka ndarë me banorët shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon çdo familje shqiptare e cila nuk arrin të përballojë as nevojat më elementare në muaj.
 
Basha theksoi se asnjë premtim nuk ka mbajtur deri më sot kjo mazhorancë por e ka zhytur vendin në krizë. E vetmja alternativë e qeverisë në këto dy vjet, theksoi kryetari i PD janë gjobat dhe burgu.
 
Në dy vite, jo 300 mijë vende të reja pune por dhjetëra, mijëra vende pune ekzistuese u shkatërruan si rezultat i politikave të gabuara të taksave të larta, si rezultat i kërbaçit dhe gjobave mbi biznesin. Si asnjëherë më parë mbi 80% e shqiptarëve detyrohen të marrin borxh për të mbyllur muajin, ndërkohë listat e ushqimeve shtohen. 20 000 familje janë hequr me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike. Kontroll –gjobë; kontroll –burg; burg kontroll dhe gjobë! Ky është realiteti i përditshëm”, nënvizoi ai
 
Vendi po ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar, theksoi lideri i opozitës, duke iu referuar dhe rritjes së numrit të azilkërkuesve. Shifrat vijnë duke u rritur çdo muaj. Në muajin prill, numri i azilkërkuesve në Gjermani është afro 5 mijë vetë, është më shumë se në muajin mars, çka tregon se gjërat po shkojnë keq e më keq.
 
Kryeministri, kryetari i Kuvendit po bredhin cep më cep me regji qendrore, për të na mbushur mendjen se punët po shkojnë mbarë, se punët po shkojnë në drejtimin e duhur.  Në fakt, largimi i 5 mijë shqiptarëve në prill, i mijëra të tjerëve që nuk janë regjistruar si azilantë, por ne e dimë që kanë marrë rrugët mbi shpinë e fëmijët prej dore dhe janë larguar tregon se punët po shkojnë keq e mos më keq. Zgjedhja e 21 qershorit nuk është vetëm zgjedhje vendore, është zgjedhja për t’i thënë jo së keqes, është zgjedhja për të ndalur të keqen ose për të ulur kokën e për të lënë të keqen të na shkelë më keq me këmbë”, tha Basha

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve