Basha prezanton kandidatët: Rama
kryeministri turist i popullit refugjat‏

Basha prezanton kandidatët: Rama<br />kryeministri turist i popullit refugjat‏
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndërsa ka vijuar me prezantimet e kandidatëve për kryetarë bashkie në Delvinë Dhurim Alinani, në Konispol Malo Myrtaj, në Sarandë Kreshnik Bozho dhe në Libohovë Altin Çomo, ka akuzuar qeverinë për largimet masive të qytetarëve jashtë shtetit në kërkim të një jete më të mirë. 

Sipas Bashës ndërsa qytetarët si pasojë e keqeverisjes së dyshes Rama-Metës kanë marrë rrugët e emigrimit, kryeministri sillet si turist çdo fundjavë rrugëve të Europës.

"Edi Rama është kryeministri turist i një populli refugjat për te cilin as nuk do t’ia dijë. Si mendoni ju se do të hapin vende pune , duke ju rritur taksat e duke blerë palma, duke ju rritur çmimin e energjisë e duke ndërtuar kulla korrupsioni."- tha Basha.

Fjala e plotë e Bashës
"Një brengë tjetër, një brengë e vjetër që na rikthehet si një dramë e re, ajo e ikjes, e ikjes së familjeve të tëra në kërkim të shanseve për një jetë që nuk e gjejnë këtu. Në këto dy vite kanë humbur çdo shpresë, kanë humbur shpresën tek e sotmja dhe ç’është më e keqja, kanë humbur shpresën tek e nesërmja.
 
Zbarkoi me premtime të mëdha, aluçilante, për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për rend e siguri, për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të karburantit, për subvencione në bujqësi e në peshkim,  për uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, e kur tha 97% të shqiptarëve  le t’i shohim ato duar të ngrihen, atyre që u është ulur taksa në këto dy vite ose të atyre që janë futur në punë këto dy vite, ose të atyre që paguajnë më pak faturën e energjisë se sa një vit apo dy vite më parë , spo ngrihen duar se s’ka sit ë ngrihen se e vërteta është krejt ndryshe,  dhe dhemb në çdo zemër, në çdo familje, në çdo vatër, në çdo qytet, por as për dhimbje nuk duan t’ja dinë!

 Edi Rama është kryeministri turist i një populli refugjat për te cilin as nuk do t’ia dijë. 

Si mendoni ju se do të hapin vende pune , duke ju rritur taksat e duke blerë palma, duke ju rritur çmimin e energjisë e duke ndërtuar kulla korrupsioni, duke ju shembur të pamundurve djersën dhe gjakun e duke i lartësuar sarajet e tyre nga Surreli në Qiparo. 21 qershori është dita e gjykimit të madh për keqqeverisjen dhe dita kur shqiptarët me votën e tyre do t’i kthejnë shpresën qytetarëve të këtij vendi. 

Më 21 qershor vëllezër dhe motra, në radhë të parë e mbi të gjitha do të keni në dorë një instrument shumë të fuqishëm, të gjykimit me votë ,  të keqqeverisjes së këtyre 2 viteve, të politikës se  lakut në fyt për shumicën e luksit për pakicën. Vota juaj duhet të jetë vota për projektin, rrugën, shpresën, që të hap vende pune, të krijojë mirëqenie e të rikthjë lekun në duart e qytetarëve e jo  në xhepat e qeveritarëve. Që mos ta kemi më alternativën e ikjes të vetmen alternativë, por të nisni të ndërtoni pa asnjë pengesë të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj në vendin tuaj"- tha Basha.

Më herët Basha ka qenë Gjirokastër ku ka prezantuar kandidatin e opozitës për këtë Bashki, Igli Kokalarin

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë